IN MEMORIAM: Haxhi Sulejman Burri
Me dhembje në zemër dhe lot në sy i mbajmë kujtimet ma të bukura për ty.
Ike shkove aq shpejt sa as lamtumiren e fundit nuk na e tha. Bujaria, sinqeriteti dhe dashuria për familje na bëjnë të mburremi me Ty.
Që ishe aq i dashur si baba e gjysh, si axhë që nuk do të harrojmë kurrë. Ti je çdoherë në zemra tona. Buzëqeshja, zemërgjerësia, urtësia, dinjiteti e mbi të gjitha dashuria për jetë, janë vlerat që na mësove e të cilat do t’i ndjekim dhe mbartim tek nipërit dhe mbesat e tuaja.
Ne familja jote, vëllezërit, motrat fëmijët dhe miqtë, do të ecim me kokën lartë plot krenari, me veprat, sjelljen dhe mirësinë që e ke lënë prapa vetes!
Inshalla spirti i tij gjen prehje në Xhehnet. Rahmet pastë.