Banorët e Malit të Brisë: Nuk do të lejojnë deponimin e mbeturinave në fshatin tonë
Kumtesa për opinion e grupit të qytetarëve të Malit të Brisë.
Dëshirojmë të njoftojmë opinionin, kryetarin e Komunës dhe zotëri Doden që banorët e Malit të Brisë në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë deponimin e këtyre mbeturinave në territorin e fshatit, transmeton portali Ul.info.
Jemi shumë të vendosur në këtë gjë dhe do të këmbëngulim deri në fund, e theksojmë se kemi përkrahjen edhe të fshatrave përreth.
Ndërsa drejtuesit e Komunës dëshirojmë me këtë rast ti njoftojmë se kjo është rrugë private dhe se këtë rrugë e kemi asfaltuar ne vet.
Meqë askush nga Komuna nuk na ka kontaktuar rreth kësaj dhe as për rakordimin e mundshëm drejtuesve të Komunës dhe opinionit i drejtohemi nëpërmjet medieve.