Zjarret e qëllimshme në plazhin “Kopakabana”, Piromanet serish shkak i zjarreve
Zjarrfikësit e Ulqinit të hënën mbrëma kishin shumë punë. Zjarri i cili pak pas orës 18 shpërtheu në pjesën e pasme të plazhit “Kopakabana” u fik saktësisht pas katër orëve të betejës me flakën, raporton portali Ul.info.
I bartur nga era e fortë veriore zjarri u përhap shpejt, por aksioni i shpejt dhe efikas i 20 punonjësve të Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit, pesë makinave të zjarrfikësve dhe dy cisterna private.
Por, vetëm gjysmë ore pas fikjes së zjarrit u shkaktua qëllimisht tjetri, shumë pranë vendit ku shpërtheu i pari, por mbas njëzet minutash u fik.