Nika: Ulqini në festë: Ja pse drejtorat e DPS-it në vepër nuk janë patriota?!
Ka tash disa vite që në Ulqin gjatë festave shtetërore karshi flamurit malazez me ligj në përdorim do duhej të ishte edhe ai shqiptar . Por në Ulqin shohim të mos jetë kështu dhe të ndodhë e kundërta …?!
Deri sa në ndërtesën e komunës e në rrugët e qytetit – Ashtu si sot, më 14 korrik, gdhinë flamujt si e parasheh ligji për festa, në institucionet tjera : shkolla , shtëpi shëndeti etj, vazhdohet me të vjetrën .
Po ngritet vetëm flamuri malazes dhe për këtë kurrgjë kërkujtë. Ose edhe më përdreq, vazhdon të valvitet për tërë vetin vetëm ai malazez e ai shqiptar s’bën as për festë ….?!
Nisur nga kjo praktikë hetojmë se liria e përdorimit të lirshëm të simbolit kombëtarë të jetë edhe më e reduktuar se në komunizëm . Të paktën atëherë formalisht ke mundur të ankohesh në mbledhje të partisë . Po tash kur ka shumë parti( në fakt vetëm një- DPS), ku të ankohemi….?!
Dëshiroj të mendoj që e gjithë kjo e cila ndodhë të jetë një neglizhencë e drejtorëve të përmendur si pasojë e frikës në mungesë të patriotizmit se sa një kurdisje konspirative e qarqeve shtetrore shovene me esencë anti shqiptare.
Si duket në kokat tona- të drejtorëve, ende vazhdon të jetojë si gogol i u lur galiç droja, që nuk të le përdorimin e lirë të simboleve me qëllim të shlyerjes së kujtesës historike të përdorimit të simboleve.
Mbase ky shkrim mund të jetë edhe një rast i mirë për debatin që pritet rreth Ligjit për Simbolet Kombëtare në Mal të Zi , i cili do të organizohet në Ulqin, më 17 korrik 2017 në sallën e Kuvendit të Komunës, ora 11:00, kuptohet i organizuar nga ministria përkatëse.
Sipas neve duke u nisur nga rrethanat ekzistuese për deri sa me ligj nuk parashihen dënime për përdorim të një anshëm të flamirit në instutucionet shtetrore etj. i bie që e gjithë kjo punë me tribuna…, të jetë vetëm tallje by…, të politikës shqiptare dhe shtetit me standardet e Evropës ?!!