Nika: Kosova çoi në bankrot Ulqinin me procesin Kosova një ”K-1”
Po ç ’ është “ K-1, shi ”?!!
Vetë emri “K-1”, që gjendet në rrugën për Shtoj nga Ulqini, del të jetë një shifër që do të thotë Kosova Një dhe njëkohësisht le për të kuptuar se do duhej të pasohej edhe nga Kosova -2 etj. Fjala ishte për troje ndërtimi kolektive që ndau për pushimore të punëtorëve kosovarë Kuvendi i Komunës së Ulqinit- koha e komunizmit edhe pse në pushtet nuk ishin këta të sodit që edhe po të ishin nuk do kishin guxim ta bënin këtë ndërmrrje thellësisht nacionale.
Po edhe përkundrejtë kësaj ne , disa nga brezi më i ri si studentë i akuzonim për servilizëm të tepruar ndaj sistemit komunist e në dëm të shqiptarëve , disa edhe e hëngrëm me burgosje.
Mirëpo shumë shpejt, pushimorja e ndërtuar u shemb me urdhër të komitertit të partisë duke mos pasur jetë të gjatë.
Sot shikuar nga ky kënd, edhe borxhin prej 10 milionë eurosh të shkaktuar nga shembja si dëm, që sot gjykata dëshiron ta kërkojë nga Komuna e Ulqinit në emër të paditësit- një firme e cila e bleu pasurinë kosovare nga një firmë “gogol” tjetër serbe , do duhej t’ia faturojë vetë DPSIT , si trashëgimtar i vetëm i partisë së dikurshme komuniste.. Duke shtuarmadje që dëmi i ndërtimit nuk ishte kaq i madh dhe përflitet se për këtë ekziston diku një material i filmuar nga akti i shëmbjes, por nejse….?!!!
ÇFARË BËRI APO PO BËN QEVERIA E KOSOVËS PËR MBROJTHEN E PRONËS SË SAJ NË ULQIN DERI SA PO ZGJAT PROCESI …?!!
Thjeshtë asgjë , përveç demagogjisë së përditshme dhe hiç më shumë. Nuk besoj që ambasadori Dinosha , apo Durmishi të kenë pasur havale në këtë punë me qeveritë që përfaqësojnë përveçse ndoshta fshehtas….?!
Andaj kështu edhe sot jemi dëshmitarë të asaj që deri sa kumbara i Ulqinit – kryeministri Thaçi dhe nipi i Ulqinit, A. Kurti- këmbenin akuza …; kujto atë të Thaçit drejtuar Albinit “ Shko e çoje Flamurin në Vlladimir …”, shohim që edhe njëri edhe tjetri , nuk janë as afër, nivelit të Ymer Pulës i cili konfirmohet në dokumentin që do sjellim më poshtë tu ketë thënë komunistave malazezë: “ Se vendimi i juaj për rrëzimin e pushimores në Ulqin është pritur shumë keq në Kosovë”?!!
Po vërtetë nëse është këshu dhe ekzekutimi ndodhë- Ku duhet të hyjë gjykata e Strazburi këtu në këtë mesele?!!
Po çfarë bëjnë politikanët e koalicionit të gjërë sot në Ulqin?!
Thjeshtë po heshtin dhe unë nuk di se çfarë skandali financiar duhet të ndodhë në Ulqin për të mbledhur kuvendin rreth mbarëvajtjes së procesit gjyqsor të nisur, sepse dihet që vetëm kuvendi ka tagër për këtë . Dhe aq më tepër nuk i kuptoj që përse angazhojnë avokatë nga jashtë , kur kihet parasysh që mbrojtës i komunës në atë kohë ishte edhe avokati i mirënjohur nga Ulqini, Anton Markiqi që del nga dokumenti i cekur dhe i cili ishte në rrjedha ashtu si edhe sot .
JA NJË NGA DOKUMENTËT QË E BËN TRTASHËGIMTAR DPSIN PËR BORXHIN PREJ 10 MILIONË EUROSH DHE JO KOMUNËN – PËR RRËZIM TË “ K-NJISHIT…?!!
( gjithëherë kam qenë kurioz të dijë nga dokumentet e shkruara se si u përcoll periudha famkeqe e diferencimeve antishqiptare në Ulqin në dokumentacionin komunist dhe për fat më rastisi që një ditë krejtë rastësisht në një vend pa vend në do materiale të vjetra, për asgjesim të hedhur diku në një qoshe pash edhe disa dokumente shumë interesante të kësaj kohe për të cilët komunistat po duket besonin se do jenë të pa prekshëm ku flitej për çështjen).
Dokumenti që kish alarmuar strukturat e partisë komuniste në shkallë komune dhe në nivel të Mal të Zi , flet për mbledhjen e zgjëruar të përbashkët të këshillit të sigurimit, atij të vetëmbrojtjes popullore dhe komitetit të mbrojtjes së përgjithshme popullore pastaj vetëmbrojtjes shoqërore të mbajtur me 21 shtator 1982 për shëmbjen dhe i pjesshëm është si vijon: