Nika: Ulqini qytet i luleve – nuk e thonë kot – sabër selamet..?!
Nuk e di ku e kam lëxuar e mbase mund të jetë edhe thënie profetike , e cila na këshillon : “ Përgëzoni e mos tmerroni, thjeshtësoni e mos vështirësoni…”. Por me sa duket ne në Ulqin edhe këtë e kemi shumë të vështirë ta pranojmë e lëre më ta bëjmë …?!
Me aparatin tim- ose të një miku tim, para pak kohësh u bënë këto fotografi që shihni si më poshtë dhe flasin për punën e mirë që bënë ndërmarrja e qytetit në drejtim të kultivimit të luleve dhe të mirë mbajtjes së pastërtisë në sipërfaqe publike.
Pamjet që sot mesiguri janë edhe më të bukura do ishin këto si më poshtë , mirëpo nuk pamë që dikush nga mediat të shkruaj duke iu përmbajtur urtësisë së cekur në fillim dhe ishalla marrin mend e bëjnë të kundërtën duke lavdëruar e thënë fjalë të mira ,për të cilat me siguri na ka marrë malli ti dëgjojmë nga mediat.
Ideja që Ulqini të bëhej njëherë e mirë “ Qytet i Luleve” u dëgjua në kuvend diku larg në vitin 2003 në kohën kur kryetar i saj ish i ndjeri Fuad Nimani.
Dhe u mbollën lule në sipërfaqe publike, nuk isht se nuk u mbollën, mirpo deri me emrimin e stafit të ri në udhëheqje të komunales , po duket në Ulqin lulet vazhdonin” t’i hanin gomerët”?!!
Dhashtë Zoti , që kjo kohë të ketë përfunduar e bashkë me te edhe mentaliteti ynë i mbrapsht që nuk zumë mend njëherë e mirë, nga fjala e urtë popullore :” Rri shtremtë , por foli hakun..”?!!
MBASE DIKUSH KUJTOHET DHE E TREMB “SHEJTANIN LANET..” DUKE NA SJELLË PAMJET EDHE MË TË BUKURA TË PARQEVE TË QYTETIT QË MUNGONIN.