341 vende në UP për studentët e Luginës…, Malit të Zi, Shqipërisë e Maqedonisë
Këtë vit Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” në vitin akademik 2017/18 do të pranojë 341 studentë nga Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Shqipëria dhe Maqedonia, shkruan Gazeta Monitor.
“Në universitet në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT mund të pranohen edhe kandidatët nga Mali i Zi, Presheva, Medvegja,Bujanovci, Maqedonia dhe Shqipëria. Numri i studentëve të rregullt që do të pranohen nga këto vende do të jetë deri në 5 % e numrit të përcaktuar si në paragrafin 1 të pikës 1, përkatësisht deri në 341 studentë”, është paraparë në konkurs.
Ndërsa, kandidatët të cilët kanë lindur në vendet e sipërshënuara, ndërsa shkollimin e mesëm e kanë mbaruar në Republikën e Kosovës, do t’iu nënshtrohen kushteve të njëjta për pranim si kandidatët nga Kosova. /Gazeta Monitor/