Nika: Ujin nga ujësjellësi regjional qytetarët e Ulqinit e blejnë qesim dhe e paguajnë teveqel
Kështu deklaron drejtori i ujësjellësit për TV Teutë..?!!
Shkruan Muhamet Nika
Për sa i përket konstatimit të drejtorit të komunalës rreth bllokadës së mjeteve për borxhin e krijuar nga mos shlyerja e detyrimit nga blerja e ujit , pamë që ai në një intervistë për Teutë të fajësojë kryetarin që siç tha :”… Po të ishte vullneti i mirë i kryetarit të komunës që një pjesë të borxhit i cili është artificial( shih, nuk ekziston- pra kryetari të pagunte faturat teveqel, atë që drejtori blen qesim…), puna do të ishte FARE në rregull?!!!
Ai sqaroi më tej, me të tijën, se “…Neve ujësjellësi regjional , na faturon ujë, rreth 240 mijë euro , ndërsa shfrytëzojmë diku rreth 80 -90 mijë euro, pjesa tjetër është humbje e kotë e mjeteve..”?!!!!
Tash ti, sipas neve , në këtë kërkesë të drejtorit për kryetarin , ka shumë dilema që nuk mund të zgjidhen kështu në mënyrë paushale në një emision si ky- andaj po shtoj:
Për mua këtu kemi të bëjmë me një konstatim të çuditshëm dhe fare të pa ligjshëm- bile si praktikë edhe të rrezikshme sepse në masë të madhe do të neutralizonte punën kontrolluese të pushtetit lokal- qytetarëve-kuvendit rreth çmimit të ujit.
Andaj edhe shtojmë :
- Si i urdhërohet tjetrit – themeluesit që të marrë përsipër të paguajë një shumë të borxhit , siç thuhet artificial- të pa qenë , prej 50 mijë euro- ujë të tretur..?!
Po kontratat e borxhit ekzistues dhe atij paraprak nga kush u nënshkruan, në kuptimin a i miratoi ata Kuvendi i Ulqinit si institucion i ligjshëm për këtë punë…?! A po larg qoftë e bëri këtë , vetë drejtori kokë në vete ose edhe pse jo- bashkë me kryetarin e komunës, prapa shpinës së kuvendit?!
Në se është kështu, ka hapësirë edhe për procese hetimore sepse të tillët janë të kufizuar në këtë çështje , me ligj mund të nënshkruajnë fatura vetëm deri në shumën pej 30 mijë eurove?!
- Dhe aq më tepër , si të pranohet borxhi nga komuna , nëse nuk ekziston ora kontrolluese që do duhej të montohej nga komunalja para hyerjes në bazen të ujit në Mal të Bardhë?! Si mund të ketë blerje të diçkahit pa e matur e peshuar ate dhe si t’i besohet ujësjellësit regjional gjatë leximit të orës dhe pysim : a mos është kush prezentë si komision nga komunalja në leximi të orës …?!! A thua se edhe kjo punë kryhet ..?!!!
- Po kujt i fakturohet ajo sasi e ujit që shpenzohet pasi del nga ora kontrolluese e vënë në territor të Tivarit para se hyn në bazen të Malit të Bardh- konkretisht mendojmë për vendbanimin e Kruçit…?! Larg qoftë nesh nëse as para bazenit të Malit të Bardhë dhe as pas… nuk paska ormatës kontrollues për atë çka na faturon ujësjellësi me orën e tij …?!
- Andaj nuk gabojmë në se pyesim kur shtrohet çështja e borxhit , se a mos është drejtori në njohuri që ekziston ndonjë vendim i kuvendit icili e autorizon kryetarin e komunës të paguaj humjet në ujë të komunalës direkt nga buxheti i saj…?!
- ME KUSHTETUTË DHE LIGJ EDHE ÇMIMI I UJIT NUK MUND TË PËRCAKTOHET SI NË KOHËN E BALLHUTËS – PA KUVEND NGA KRYETARI I KOMUNËS DHE KUPTOHET – AS TË RRITET PASTAJ SI NË RASTIN TONË PA KUVEND . KA TË NGJARË SE EDHE ÇMIMI FILLESTAR PASKA NISUR , ME SIGURI PA BEKIM TË KUVENDIT ME 27 CENT , SI PO NA SERVOHET – E TASH PAGUAJ E MOS DRUAJ DISA HERË MË SHUMË.
Si do që ta marrësh… , qoftë qesim , qoftë teveqel , sqarojmë se fjala është për sinonime ( fjalë me kuptim të ngjashëm dhe nuk ka dallim), por neve s’di pse , po na pëlqen të themi teveqel sepse po duket teveqela jemi edhe ne …?!!!