Nika: Akti policor i 17 qershorit provokoi fillimin e guximit të revoltes institucionale të qytetareve në Ulqin?!
Opinioni tash më është i njohur për rastin e maltretimeve të minorenëve të qytetit pa arsye nga ana e policisë, me 17 qershor të këtij viti .
Për rastin dolën me qëndrime duke shprehur shqetësim : subjektet politike, individë dhe shoqata të ndryshme deri në diasporë, por dhe vetë policia e cila kërkoi”që politika të mos përzihen në këtë punë”?!
Ndërsa nga ana tij për rastin e ndodhur , deputeti, Luigj Shkreli, nuk u hamend të fajësojë disa nga mediat të cilat në mënyrë tendencioze shkruajnë për situatën dramatike të krijuar pas ndërhyrjes së policisë , por edhe më herët,duke mbrojtur pikëpamjen se po teprohet në këtë punë- kur thuhet se politikanët shqiptarë përmbajnë qytetarët e” maltretuar”…?!
Por gjithashtu , duhet shtuar që deri sa palët e cekura , çdo njëra nga prizmi i vet dhe për poena politike , u pozicionuan si ditën dhe deshën atyre që u dhembte kurrizi , zemra dhe ishin të fyer në sedër, filluan me mbledhjen e nënshkrimeve për si thuhej” shkarkimin e zëvendës komandantit të policisë së qytetit për shkak të përgjegjësisë së tij në lidhje me ndërhyrjet e dhunshme policore që u kryen në klube të natës ku gravitojnë të rinjtë”.
Në fund cekim se duke u shqetësuar për fatin e protestës qytetare të cilën edhe ne e nënshkruam si peticion, mësuam se çështja e peticionit të këtillë edhe pse nuk u kap nga media përfundoi me sukses( rreth 1000 nënshkrime )që do nisën në adresën e duhur, ministrisë përkatëse për të reaguar .
Ja edhe një kopje e formularit që qarkulloi në Ulqin