Nika: Ulqinakët kërkojnë shkarkimin e zadhenes komandantit të policisë
Shkruan Muhamet Nika
Sot nëpër lokalet e qytetit , objekte afariste dhe institucione të ndryshme filloi mbledhja e nënshkrimeve për zhgarkimin e zëvëndës komandantit të policisë së qytetit për shkak të përgjegjësisë së tij në lidhje me ndërhyrjet e dhunshme policore që u kryen në klube të natës ku gravitojnë të rinjtë.
Opinioni tash më është i njohur për rastin e maltretimeve të minorenëve të qytetit pa arsye nga ana e policisë.
Dhe kështu, krijohet përshtypja që deri sa filloi të rritej brezi më i ri i fëmijëve tanë i pa frikësuar nga torturat e shpeshta të kësaj natyre të shekullit që shkoi mbi ne… , ngjau sërish dhuna mbi ta ?!! Sa për të treguar kështu që e kaluara mund të përsëritet nga uniformat policore në formacion një nacional(joshqiptar) mbi shqiptarë…?!!
Habit fakti se si policia u shpreh se nuk do të marrë mësime për sjelljet e veta nga politika . Andaj edhe peticioni del të jetë një reagim i kuptueshëm nga populli për të dhënë mësim .
Insiativa qytetare nis me motivacionin se janë kundër zëvendëskomandantit të policisë në Ulqin nga se “ jemi kundër torturës, kundër shkeljes së të drejtave dhe lirive elementare , maltretimeve dhe shfryerjes së epsheve”.
Me këtë nisiativë qytetare – mbase e para e këtij lloji në qytet , sipas neve , shprehet tendenca e institucionalizimit të kësaj ngjarje nga populli e cila ka mbetur e pa zbardhur në vakumin misterioz të shtyllave të pushtetit duke krijuar premisa pasigurie dhe konfliktualiteti të kohëve të shkuara që jeton akoma.