Nimanbegu: Dorëheqje e shkarkime për rastit e “Njësive Speciale” në Ulqin – Video
Rrefime: Perjetuam torture dhe fyerje
Pas perfshire ne kete ngjarje por edhe nje numer I madh I qytetareve dhe disa nga perfaqesuesit politik.
Sipas te rinjeve te cilet u ballafaquan me kete dukuri,ata tregojne se pervec dhunes fizike, shtyrjes dhe perplasjes per autoveture, disa nga ata edhe I kane shtrire per toke dhe gjunjezuar, e poashtu tregojne se ndaj tyre eshte ushtruar edhe dhune psiqike dhe fyerje ne baza nacionale dhe familjare .
Kryetari I Komunes se Ulqinit Nazif Cungu e ka denuar ashper kete veprim duke theksuar se ka reaguar menjehere sapo eshte informuar dhe ka biseduar me Ministrin e Puneve te Brendshme lidhur me kete ngjarje.
Nenkryetari I Kuvendit te Malit te Zi Genci Nimanbegu, tha per TV Teuta se pas ketij veprimi mund te shkoje deri te shkarkimi I disa individeve. Ministri Mehmet Zenka poashtu e ka denuar kete veprim duke e quajtur brutal dhe te padrejte.
Edhe qytetaret kete mbremje u solidarizuan me bashkqytetaret e tyre te cilet ishin pjese e ketij akti brutal te ushtruar nga njesiti policor, duke u grumbulluar para nderteses se policise ne Ulqin. Ata e vlersojne kete ngjarje shume te keqe sidomos tani qe jemi ne sezonin turistik dhe te gjithe tregojne nje befasi per kete ngjarje me te cilen me pare ne Ulqin nuk kane pasur rastin te ballafaqohen, sidomos moshat e reja. Aq me e rende behet situata kur ne disa pjese kishte edhe femije te cilen kane pare prinderit duke I tortutuar policia.
Nenkryetari I Kuvendit Genci Nimanbegu I ftoi te gjithe ata qe ishin ne vendngjarje qe te shkojne ne polici dhe te japing deshmite me qellim qe te ndihmojne procesin metutje.
TV TEUTA
LAJM.ME: Bastisja:Deklaratë skandaloze dhe përplot me të pavërteta e policisë
Në lidhje me bastisjen e policisë nëpër lokalet e Ulqinit të shtunën mbrëma, gjatë së cilës u dhunuan një numër qytetarësh, Drejtoria e policisë ka dalë me një deklaratë në mbrojtje të aksionit.
Ajo cka bie në sy është se deklarata është përplot me të pavërteta dhe për nga përmbajtja ofendon arsyen e shëndoshë.
Sipas policisë, arsyeja e parë e këtij aksioni është gjetja e personave që kanë dhunuar një punonjës policie në Ulqin.
Dhunimi i këtij polici ka ndodhur disa netë më herët nga persona që të gjithë, përfshirë edhe policinë, e dinin se kush janë dhe se ku mund të gjendeshin.
Pse policia nuk i ka arrestuar këta persona natën e ngjarjes, por i kërkon nëpër lokalet e Ulqinit disa netë më vonë?
Pse nuk i ka arrestuar në shtëpitë dhe lokalet e tyre, pasi të gjithë e dinin se kush janë?
Po sipas policisë, disa persona në kërkim që akuzohen për tentativë zhvatje parash nga një person nga Ulqini, dyshohet se fshihen në Ulqin.
Ku fshihen? Nëpër lokalet e mbushur përplot?
Nëse policia e din se kush janë këta persona, deklarata len të kuptohet se e dinë, atëherë pse në furgonin e tyre kanë marrë persona që nuk kanë lidhje fare me ngjarjen? Të njëjtit i kanë lënë të lirë vetëm pas pak minutave pasi i kanë marrë me vete, edhe pse identifikimi ishte bërë në vendngjarje.
Deklarata e policisë, e thurur në këtë mënyrë skandaloze dhe të cilën nuk do ta besonte as edhe një fëmijë shtatëvjecar, tregon qartë se aksioni nuk ishte kurrgjë tjetër vecse një demonstrim dhune, i kryer në mënyrë joprofesionale dhe diletante.
Fakti që Drejtoria e policisë po mundohet që topin ta hedh në terren politik tregon edhe më qartë mungesën e argumentave, pasi edhe ato e kanë të qartë se besueshmëria e deklaratave të tyre është tejet diskutabile.
Në këtë mes nuk dihet se cka duhet ta shqetësojë më shumë qytetarin; tejkalimi kronik i kompetencave nga ana e policisë në raste të tilla, apo tentativat nga ana e Drejtorisë që ato të mbulohen, qoftë edhe me deklarata skandaloze si ajo e djeshmja.
LAJM.ME