Nika: Shkojmë te i marri e hajmë petulla?! Që një lajm të jetë i plotë
Në lidhje me njoftimin e kabinetit të kryetarit të komunës Cungu, se Komuna e Ulqinit , është në bllokadë për një borrxh prej 68 mijë euro të firmës SHPK MILKI…, si rezultat i mos pagesës së një borxhi për subvencion qumshti të pranuar nga ish sekretari për buxhet-Gjeka , për periudhën 2008 , 2009, 2010, kemi për të shtuar se ky borxh nuk iu prezantua kuvendit të Ulqinit kur vetë isha kryetar kuvendi dhe për këtë del të jetë i pa ligjshëm?!
SEPSE VETËM KUVENDI KA TAGËR TË PËRFAQËSOJË QYTETARËT , TË NXJERRË VENDIME TË KËTILLA DHE TË KONTROLLOJË ZBATIMIN E TYRE E AS KUSH TJETËR TI BËJË OSE TI ZHBËJË ATO NË EMËR TË TIJ…?!!! Por ka edhe shumë e shumë borxhe tjera të kësaj natyre – inekzistente , bile edhe më të mëdhaja që po e hedhin komunën në bankrot milionash….?!!
Sipas neve do duhej të shtohej edhe kjo: kush i mbron këto procese gjyqsore në gjykatë nga komuna ( a i mron avokati i zgjedhur dhe i besuar nga kuvendi) dhe a ceket nga mbrojtja e komunës në gjykat se këto borxhe janë të pa ligjshëm nga se nuk kanë mbulesë kuvendi si në rastin konkret. Dhe tjetër , si i lijon gjykata “ po službenoj dužnosti…“ ekzekutimin e borxheve të tilla të pa qena e të dëmshme?!
Andaj pyesim, a mos është edhe kjo krim i organizuar ekonomik?! Sipas asaj të xhindve(gjindve) në udhëkryq në mesnatë : “Një për mua , një për ty , një për ate – për te ty…”?!!!
Ndërsa për rastitn , po shtojmë edhe këtë, në se mjetet ishin si ndihmë qumshtorës për prodhues të qumshtit për refundim dhe qumshtorja ka falimentuar …?! Kush garanton se mjetet e destinuara për këtë qëllim do t’i marrin fermerët koperantë të ish- qumshtores…?! Dhe si bëhet pagesa për persona të tillë fizikë….?!
Andaj shikuar në shumë dimensione a mos do të thotë kjo sipas asaj popullores : “ Shkojmë te i marri e hajmë petulla”….?!! Mbase do duhej që koperantët të organizonin edhe një protestë para qumshtorës së falimentuar. Një fjalë e urtë thotë: Mos kërko të te mbrojnë të tjerët , pa i dalë fillimisht T i , Zot vetës …?!!!
Mendimi im është se me këtë kumtesë dhe asaj të PD-së pak më parë filloi sulmi i fushatës së koalicionit të gjërë.
Por ama kujdes për gjuetinë e nisur nga partitë, sepse thojnë që prej çubës së madhe del gjithmonë ujku e jo lepuri….?!! Besoj kuptohemi…?!!!