Nika: Kujt i duhet në Shas kisha – kala dhe me amfiteatër e pse?!
Unë e di një fjalë që thot se – kush dvetë nuk tretë, por ama të tresësh rrugë pa dal mirë prej porkës së oborrit , kjo nuk më duket diçka normale?! Fatkeqësisht këtë po e bëjnë ata të cilët i kanë vënë vetës do detyra – pa iu kërkuar kush .
Fjalën e kemi për pllakatin e programit –Pranvera në Anë të Malit të sivjetshëm dhe pikërisht kur thuhet se “ në orën 19 ,NË AMFITEATRIN E KALASË SË SHASIT..” bëhet prezantimi i trashëgimisë kulturore…?!
Pasi jam nga Ana e Malit dhe deri diku , njohës i mirë i historis dhe legjendave të Shasit , nuk mund të rri pa thënë se atë që këta të Shoqatës “ Ora “ e marrin për kala , harrojnë faktin se për tjerët është kishë. Bile argumentët janë në anën e të dytëve…?!
Me gjithë këtë – pa u lodhur me histori, logjika ta thotë se po të ishte kala , atëherë brenda mureve të saj do ishin muret e kishës etj.etj, dhe jo brenda kishës kalaja?! Por nejse, edhe këtë e përpimë disi, mirëpo kur brenda saj vendosim amfiteatër këtë nuk e kuptoj?
A mos është edhe kjo një përrallë e dytë të tipit të Servetit (Servantesit) në Kalanë e Ulqinit, e shpikur nga impotentët e kulturës, po duket se po?!
Unë nuk e kuptoj pse nuk u iket gjërave të dyshimta , të pakten ne nuk kemi nevojë ta bëjmë këtë me Shasin kultura e të cilit shkon përtej mija vjetëve.
Mendoj që mjaft u morët me histori të Shasit dhe mbase është më mirë të merreni me mitet për Shasin , e që janë të kohës para ndërtimit të kishave , kalave dhe amfiteatrave.
Kultura e miteve do shihni se dëshmon një qytetërim akoma më të lashtë. Dhe këtë lashtësi Shasi e ruante të paktën deri në vitin 1596 kur në një hartë të këtij viti vërejmë se qyteti kish edhe një emër tjetër ,duke u quajtur RRIZANË( RRI+ ZANË)?!
Kujtojmë për kuriozitet se kështu quheshin bijat e Afërditës të lindura nga Zeusi( Zot- os) që Platoni e quante sipas dëshmive të Porfirit ZAN.dhe vajzat e tija kuptohet Zana.
Në fakt Kronosi (koha ) këtu del të ishte babai i Zeusit, icili lindi në një shpellë e jo në kishë e me amfiteatër apo edhe në kala si mendojnë disa?!Ndërsa gjithashtu shtojmë se , në popull( Anë të Malit apo Rrizanë), zanat- njiheshin edhe si ORËT-ashtu si emri i shoqatës Ora. Ndërsa nryshe orët e malit( zanat) quheshin edhe – shtoj zo(t) valle – ( kujto sirenat e Iliadës)?!
Duke mos e zgjatur -Respekt, por kjo që po bëhet është bjerrje kohe… dhe një rrugë të cilës nuk i dihet fundi…?!