Nika: Bardhi largohet nga zyra pas 27 vitesh, e perzen Cungu
Cungu perze Bardhin nga zyra në komunë?!
Me një rregullore “ të pa shkruar “ Kuvendi i Ulqinit klubeve të partive parlamentare që kanë më së paku 2 këshilltarë u siguron zyre pune. Kështu edhe LD në MZ në Ulqin, nga koha kur kjo parti kish jo 2, por 22 këshilltarë e deri më sot mbanë një zyre në komunë.
Kjo asaj “ i takoi “ edhe atëherë kur nuk kish fare këshilltarë në komunë. Po edhe tashti që ka një këshilltar në kuadër të koalicionit me Gjekën.
Këtyre ditëve merret vesh se kryetari i Komunës Cungu , i urdhëron Bardhit, të lëshojë zyrën dhe pikërisht tani kah fundi i mandatit që është disi e çuditshme , pasi “ demek ende funksionon” koalicioni i gjerë “ i tyre.
Mbaj mend që në fillim të kësaj përbërje parlamentare – pas zgjedhjeve të fundit, kur si shef i shërbimit për punë të përgjithshme m u desh të thyej zyrën e PPD-së, Ali Rexhës, me dhunë pasi e kish uzurpuar atë me forcë jashtë vendimit të këshillit drejtues të partisë dhe rregullores së pa shkruar…, t’i kem thënë atëherë Cungut,” çfarë të bëjmë me Bardhin sepse as atij nuk i takon zyre për parti në komunë?” ….Dhe a të bëjmë një rrugë e dy punë?! Ndërsa përgjigja e tij në këtë ish e shkurtër , por shumë e qartë dhe sarkastike: ” Jo sepse na duhet ….?!!!”
Për hir të së vërtetës, duhet të thuhet se këshilltari i vetëm i LD në MZ në parlament të Ulqinit, që i bie të jetë Hajredin Kovaçi ishte deklaruar haptas , por jo me zhurmë…., se nuk e përkrah punën e koalicionit të gjerë ?! Dhe që vërtetohet se shpesh herë për votime kyçe , ai del jashtë sallës dhe valëve me celularin e tij?!!!
Ndërsa nga ana e tjetër edhe krye shefi i policisë komunale si kuadër i Bardhit, Saubih Mehmeti, u shpreh për gazetë me një deklaratë tepër të çuditshme ose që unë nuk arrita ta kuptoj se si edhe ai, “nuk ka koalicion me Forcë…”?!Por edhe për kundrejt kësaj , si kuadër …, ka “ bashkëpunimin shumë të mirë dhe korrekt me Cungun …”. E si është e mundur një gjë e tillë , unë nuk arrij ta marr vesh”?!