Nika: Shërimi i pallmave në Ulqin po bëhet me metodën e doktorr Adhamudhit…?!!
Sot duke pirë kafenë e mëngjesit dhe pashë pallmat e thara në zemër të qytet më dhëmbi zemra dhe thash çfarë informacioni më siguron makina kontrolluese gogël për këtë gjendje alarmante. ..?! Shpejt e shpejt shënova në te adresën , Ulqini- komuna – palma, dhe mu afruan disa gjetje e të cilat zbulojnë doemos edhe përgjegjësitë për zhdukjen e tyre të nga daltë por të sigurt, nga ku veçuam si më poshtë:
- Situata me pallmat , më 19.01.2015
Nga pushteti lokal u tha se , “ dëmtuesi i quajtur “Buburreci i kuq “që ka sulmuar para dy viteve palmat në komunën e Ulqinit e ka zvogëluar numrin kësaj bime tropikale për 28 rrënjë. Në komunën e Ulqinit numërohen rreth 300 palma. Është bërë prerja e palmave të dëmtuara , më pas ndezja e tyre dhe stërpikja e trungut me lëngë të posaçëm kundër këtij buburreci me qëllim që krimbi dëmtues të mos kish mundësi të përhapej në palma tjera.
Tamara Popoviq nga Ministria e bujqësisë deklaroi se…”Dy vitet e fundit shpenzimet e stërpikjes i ka mbuluar Ministria e Bujqësisë,këtë vit shpenzimet do ti bëjë vetë komuna e Ulqinit shprehet Z .Popoviq.https://www.youtube.com/watch?v=YMoYBa-CU9g
Ndërkaq,Milazim Mustafa ,sekretar për ekonomi ,deklaroi se shpenzimet për stërpikje janë goxha të mëdha ,sillen rreth 30 mijë euro,por që të shpëtojmë palmat procesi duhet të kryhet….”
- Situata me pallmat pas dy viteve , më 02.2017
Përsëri në takim u tha ” Situata alarmante me bubrrecin e kuq të palmave në Ulqin”?!
“Qyqa unë mos priça përzeta dhe qyqa moj hanko…”- merret vesh se gjatë kësaj kohe pati edhe nisma serioze për të siguruar mjete “ nga të huajt” përmes projekteve të zyrës IPA, por aksioni dështoi dhe nuk u përkrah nga pushtetarët – kasapë…?!
Ndoshta “ prituan” të marrin pjesë në takime rajonale me të huajt- pa mëditje të majme, bile nuk morën mundimin të shkojnë as deri në Shkodër në një takim pune për çështjen… ,sepse siç u tha atë ditë nuk patën” tramapil ..” të mirë në dispozicion?!! Dhe se u kishin dalë do rrugë me do punë më të largëta në Evropë?!!
Andaj sot për këtë mund të thuhet se këta si duket edhe çështjen e mjekimit të palmave e kanë kuptuar si puna e atij doktor ADHAMUDHIT( kupto- mutit..) të Çajupit që thoshte në veprën e tij që : “Në se të dhëmb , njëra dorë preje , që të shpëtosh tjetrën..”?!!! Sepse ai me këtë metodë që e kish zbuluar vetëm Adhamudhi , sipas komedisë , kish shëruar edhe të shoqen duke i nxjerrë njërin sy .., për t’i shpëtuar me sukses tjetrin…?!
Ju lutëm mos klikoni në linkun e dhënë më lartë sepse do të tmerroheni nga serioziteti i çështjes për pallmat nga pushtetarët e që shihet nga fytyrat e shqetësuara të pjesëmarrësve në takimin e filmuar nga TV Teuta…?!!