Pse po ikin shqiptarët nga Ulqini?

“Në vitin 1991 në komunën e Ulqinit kishte 5.837 mijë veta të punësuar ,ndërsa në ditën e sotme 2.423 punëtorë, ku gjysma nga to nuk i marrin pagat mujore me nga disa muaj,ndërsa një numri të konsiderueshëm nuk i paguhen kontributet dhe sigurimi shëndetësor,që është bërë pengesë për punëtorët që kanë plotësuar kushtet për dalje në pension,shprehet Lamoviq.
Sa i Përket Ndërmarrjeve Publike Lamoviq thotë se është një situatë për tu ardhur keq. Ndërmarrja për ruajtjen dhe kultivimin e egërsirave u ka borxh punëtorëve 16 paga mujore, Radio Televizioni Ulqini 13, Qendra për Kulturë 7, Agjencioni për Ndërtim dhe zhvillim 5, Qendra Ditore Sirena , 2 Ndërmarrja komunale për pastrim 3, ndërsa Ujësjellësi 1 pagë mujore. Komuna e Ulqinit ndaj punëtorëve të vet ka borxh 4 paga mujore.
Sipas të dhënave të “MONSTATI” dhe intervistës së fundit të liderit të levizjes “URA” Dritan Abazoviqit tha për televizionin publik TVCG se më se 300 persona fizik ikin nga Ulqini, ku ai tha se ikjet kanë qenë si pasojë e qeverisjeve shqiptare dhe asaj malazeze në pushtet.
Ulqinakët, Ana Malsit, Kranjanët po shesin çfarë kanë, lëne pas çdo gjë dhe ikin “natën për hënë'” në vende të ndryshme Amerikë, Kanadë, vende të Europës dhe më larg madje edhe në Australi.
Ulqinakët ikin sepse u zhgënjyen nga premtimet elektorale të qeverisë në pushtet.
Pakkush ose askush në Ulqin nuk i hyn politikës për të përmirësuar jetën e të tjerëve. Ofertat e politikanëve për punësim në Ulqin kur nuk ishin të mëdha. Sot ndërkohë më shumë janë larguar nga puna, edhe ato pak që kan mbetur shpallin falimentin. Në këtë mënyrë ulqinakët humbën besimin tek politika atëherë kur besonin me shumë.
Ulqini dhe veçanërisht zonat rurale sikurse Ana Malit dhe Kraja, është e prekur nga një krizë e thellë socio-ekonomike, ku qytetarët e të gjitha moshave dhe kategorive braktisin vendit pa e ditur në të vërtetë se ku do të shkojnë dhe çfarë do të bëjnë. Përgjegjësit kryesorë janë politikanët, të cilët përpiqen ta ç’dramatizojnë situatën në sytë e botës, me një lehtësi shqetësuese. Politikanë pa përvojë, që zënë postet kyçe, abuzojnë me detyrën, vjedhin fondet publike, me të shkuar të lidhur me krimin, duke mos qenë të aftë të ringjallin ekonominë e Ulqinit, që tallen me qytetarët gjatë fushatave elektorale, po e çojnë Ulqinin drejt falimentimit”.
Ulqini është shndërruar me shpejtësi në një vend të pashpresë, ku gjithkush shikon të largohet e të kërkojë jetë ma të mirë.
Më vjen keq por fatkeqësisht ky është realiteti i Ulqinit në ditët e sotme. Unë qesh i ri, kurse sot i vjetër dhe botëkuptimi im nuk e pranon një realitet të tillë dhe prandaj u largova dhe emigrova.