Nika: Pushteti aktual i shqiptarëve është i pa pjekur për planifikim hapsinorë ?!
Siç merret vesh në media ligji i ri për planifikim hapësinor në republikë është kah na e merr edhe vetë të drejtën e planifikimit në Ulqin . Por sipas neve në këtë punë ashtu si edhe në çdo punë tjetër vlen parimi i cili thotë që , nëse kërkon të respektohesh, fillimisht duhet të mësosh të respektosh( bësh mall ) vetën tënde !
Më duket se për momentin nuk jemi kah e bëjmë një gjë të tillë . Ose nuk dijmë ta bëjmë brenda institucionit që zgjedhim përveç se jashtë tij dhe kuptohet me “ miqësi “në Podgoricë- pra edhe në planifikim . Dhe qe pse:
- Kujto këtu punën për ligjin hapësinor të republikës për 20 vjetë e ardhshme i miratuar në Mal të Zi. Ai në fazën e përpunimit as që u qit fare në Kuvendin Komunal të Ulqinit- siç do duhej dhe jep mundësi ligji, por nga grupet e interesit , si të pozitës si të opozitës – viti 2007, u nxorr mbi bazën e do miqësive që kishin grupet me ata lartë – pra edhe nga ata që sot ankohen…?!!!
- Komuna e Ulqinit i ra kështu të ishte e vetmja Komunë në Mal të Zi , e cila nuk kish dhënë vërejtje në ligj nga kuvendi i saj siç e parasheh drejtësia – përveç se u mblodhën nënshkrimet në rrugë madje edhe nga gjyshet që këtu tek ne “ na u marrkan vesht edhe në planifikim..”?!!
- Bile jashtë kuvendit , në atë kohë- pa dijen e kuvendit “ na bindën..” se realizuan – demek “falë tyre..”, edhe atë që Ulqini në shkallë republike të shpallej “ Qendër Regjionale”( në të cilën nënkuptohet se gravitojnë edhe nja dy apo 3 komuna tjera….)?!!! Hajde marri e kllapi bashkë hajde- mbase komuna të tilla ishin Shtoji , Ana Malit apo Kraja…?!!!
- Tjetër , deputetët tanë në parlament të mandatit që shkoi kishin pranuar edhe vet ligjin e eksproprijimit që toka- Plazha e Madhe – Valdanosi etj. të kalonte në kadastër të shtetit për arsye të ndryshme edhe pa iu bërë fare pagesa qytetarëve duke shënuar kështu kapitullim total tonin me hapësirë, por që ligji i tillë nuk kaloi falë SDP-së së Krivokapiqit dhe opozitës…?!
Ormani misterioz i inspektorëve komunalë të ndërtimtarisë e të arrestuar – vitit 2007 – 2008 . Këtij pamë ” ti dalin këmbët ..” dhe u qit në korridor pasi ish mbyll” me dyll të kuq” nga policia republikane…?!!
Heqja e DYLLIT nga dera , në këtë mënyrë , nga këta poshtë, nënkupton 6 muaj burg ?!! Për t’i vënë më pas, po këtij, një dyell të bardhë dhe në fund një bravë , por që nuk dihet se kush e ka çelësin- hahahaha…?!
Inshalla , nuk na dëgjojnë këto të hetuesisë dhe nuk i shkon kujt ndër mend ta marrë ormanin e shes për hekur…?!
http://www.mrt.gov.me/ResourceManager/FileDownload.aspx?rId=173930&rType=2