Cungu: Ndërtojmë të tjera banesa Sociale, duhet ruajtur solidariteti në Ulqin
Kryetari i Sindikatës së Komunës së Ulqinit Shefki Keko Lamoviq ,deklaroi se më në fund është sjellë vendimi nga kryetari i Komunës Nazif Cungu për dhënien e lokacionit ku do të ndërtohen 150 banesa Solidare, raporton portali TV Teuta.
“Kjo procedure ka filluar nga prilli I vitit 2003 dhe është zvarritur deri tani,si mungesë e aprovimit të planit hapsinor për zonën e Fushës së Ulqinit.Ne jemi e vetmja komunë në Mal të Zi që nuk e kemi përfunduar këtë projekt me shumë rëndësi për punëtorët tanë,ndërkaq 20 komunat tjera këtë projekt e kanë përfunduar moti”shprehet kryetari i Sindikatës së Ulqinit-Shefki Keko Lamoviq.
Sipas fjalëve të Lamoviqit pritet që në Seancën e parë të Kuvendit Komunal të aprovohet vendimi për ndarjen e lokacionit,dhe menjëherë të fillohet me ndërtimin e banesave,meqenëse janë përfunduar të gjitha procedurat tjera për ndërtimin e tyre.