Kryetari Cungu u uron Pashkët besimtarëve të krishterë
April 15, 2017 | Ngjarjet - Events
Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu u ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve të krishterë.
Gjeni të plotë urimin e kryetarit Cungu:
Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu ka uruar besimtarët katolik me rastin e festës së Pashkëve, duke shprehur përgëzimet më të sinqerta për këtë festë.
Sot dëshiroj të uroj përzemërsisht të gjithë besimtarët katolik me rastin e festës së Pashkëve. Shpresoj që ta kaloni këtë ditë të shënuar në ngrohtësinë e familjeve tuaja ndërkohë që ju përcjell urimet e mia për paqe, mirëqenie, gëzim e harmoni. Gëzuar Pashkët!