Tërmeti i fuqishëm shkund Ulqinin dhe krejt Shqipërinë
April 8, 2017 | Ngjarjet - Events
Një tërmet i fuqishëm ka lëkundur Shqipërinë rreth orës 16:00 të kësaj të shtune, duke u ndjerë kryesisht në Tiranë.
Lëkundja ka patur një magnitudë 5.2 ballë dhe epiqendra e saj është lokalizuar 2 kilometra pranë Kurbneshit, në Lezhë.
Tërmeti është ndjerë edhe në qytete të tjera. Qendra Europiane Sizmologjike raporton se lëkundjet janë verifikuar në orën 15:53, 55 km në veri të Tiranës, 32 km në lindje të Lezhës dhe 5 km në veri-perëndim të Kurbneshit.
Gjithashtu, sipas të njëjtit burim, tërmeti i fortë është ndjerë edhe në Maqedoni dhe Malin e Zi.
/ Top Channel