Sos telefoni Ulqin organizon tryez te rrumbullaket me 10.04.2017, në orën 09:00
FTESË
Të nderuar/a
“Sos telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin “organizon tryez të rrumbullakët , e cila do të mbahet në sallën e vogël të Komunës së Ulqinit, ditën e hënë me 10.04.2017, në orën 09:00. Tryeza e rrumbullakët organizohet në kuadër të aktiviteteve të projektit „ Përkrahja e viktimave të dhunës në familje dhe përmirësimi i pozitës së tyre“. Tema e tryezës së rrumbullakët është “Bashkëpunimi Ndërprofesional“, ndërsa pjesëmarrës do të jenë udhëheqësit dhe nëpunësit e gjyqësorit, policisë, shëndetësisë dhe shërbimeve sociale,zyrtarë të Komunës si dhe OJQ-të që merren me mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.
Pjesëmarrësëve do të ju ndahen informatorët në dy gjuhë me të dhëna mbi mundësitë e mbrojtjes së viktimave të dhunës në familje që parasheh ligji ndërkombëtar dhe i brendshëm.
Mirësevini!
Hatixhe Nelaj
Drejtoresha ekzekutive
SOS telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës – Ulqin
Realizimin e këtij projekti e mbështeti Komisioni për ndarjen e fitimit nga Lojërat e Fatit nga fusha e Mbrojtjes Sociale dhe aktiviteteve humanitare(2016)