Nika: Mos shitni përralla në media se Shqipja bëhet gjuhë zyrtare në Mal të Zi
KUJT I DUHEN PËRRALLAT DHE MASHTRIMET SHQIP – PËR ZYRTARIZIM TË SHQIPES NË MAL TË ZI
Po thuhet se “ndryshimi i ligjit mbi të drejtat dhe liritë e pakicave në Mal të Zi, parashikon zyrtarizimin e gjuhës së pakicave në të gjitha komunat ku ato përbëjnë 5% të popullsisë- raporton Fakte… e kjo vlen edhe në shkallë republike., kuptohet që kjo është diçka e mire, por harrohet të shpjegohet dhe të thuhet që përse u fsheh numri i banorëve shqiptarë sipas regjistrimit të fundit të popullsisë ku sipas monstatit , numri i banorëve shqiptarë ra nga 7 % në 5 %?! Dhe a mos lidhej kjo me zyrtarizim të shqipes që po ndodhë sot. ..?!!
Ne mendojmë se po, ngase po të ishim 7% me regjistrim , shqipja sipas standardeve evropiane do ti binte që sot të ishte më e përparuar.
Andaj regjistrimi i fundit del të jetë i manipuluar për shkak të te drejtave që do të duhej të plotësoheshin nga Mali Zi ndaj një popullsie mbi 7%
Hajredin Kovaçi e përgënjeshtroi rezultatin e regjistrimit ?!
Këshilltari në KK Ulqin, Hajrudin Kovaçi duke u kyç në një bisedë rreth fshehjes së numrit të vërtetë të shqiptarëve në këtë republikë , ceku fjala bie se numri i banorëve , shtëpive dhe amfisnve në fshatin Draginë të tijin, as sot pas 10 viteve nuk është kaq i ulët si paraqitet nga regjistrimi dhe ishte disa herë më i madh .
Ai na gëzoi kur tha që numri i banorëve edhe pse kishin shkuar në mërgim nuk ishte nën 90 veta , por kish 113 banor, të njëjtën gjë vërtetoi edhe këshilltari Kadri Sinani i cili ceku se ishte fshehur numri real i banorëve , shtëpive dhe amvisnive në fshatrat Shtodër , Ambull etj. në Anë të Malit
A mos ishte edhe kjo një kurdisje e fshehtë prapa shpinës së popullit nga ato subjekte e parti që mburrën me gjoja zyrtarizim të shqipës në Mal të Zi ?!
Mos harroni se edhe kjo fotografi e Malit të Zi, që shoqëroi lajmin e mirë të zyrtarizmit të shqipes, qarkulloi për herë të parë në Mal të Zi, pas bërjes publike të rezultateve në zgjedhjet 96 ku shqiptarët sipas ligjit zgjedhor fituan 5 deputet dhe është zona e dytë zgjedhore shqiptare që u fshi si e tillë…?!!
Ulqinakët mbajnë mend edhe kohë më të mira të zyrtarizmit të shqipës në komunë , se kjo e Zenkës dhe e Gencit?!
Nëse e harrojmë përrallën që çdo gjë fillon me ne, i kujtoi të gjithë që në kohë të komunizmit në Ulqin , ka qenë një kohë , ku zyrtarët e Komunës sipas testit që i dinin të dy gjuhët paguheshin 10% më shumë ?!
E për çudi në mesin e tyre që merrnin 10% të rrogës më shumë për këtë ishin edhe nja 4 zyrtarë malazezë të cilët flisnin dhe komunikonin shqip.
E sot mbase vetëm nja 4 veta shqiptarë janë ata që flasin dhe shkruajnë shqip në administratë?!!
Po të drejtën obliguese që abetaren shqipe ta mësojnë në shkolla vogëlushët tanë kur do ta fitojnë , pasi na e dha falas Kryetari i Bashkisë së Tiranës Agron Velija për filloristë ?!!