Nika: Inspektorët e prokurorisë speciale sot sikur prishën atmosferën festive në komunë?!!
Atmosferën festive në komunën e cila mbretëron këtyre ditëve për Ditë të Ulqinit, ku për 654 ulëset e shtëpisë së kulturës janë ndarë mbi 700 ftesa, si duket e prishën mysafirët e pa ftuar nga Podgorica. E themi këtë nga se sot sipas burimeve mirë të informuara merret vesh se po vazhdojnë të hulumtojnë inspektorët , ndërsa objekt kontrolli janë financat e vitit 2014 – 2015 .
Inshalla DO ZOTI që këto të “koalicionit të gjerë “ në pushtet , janë “ më të urtë “ se ata të koalicionit “të ngushtë” dhe mësojnë nga gabimet e tjetrit e jo nga gabimet e veta.
Sipas neve , si do që të jetë puna me pak fjalë , do t’i binte të ishte sipas asaj popullores: More Sylo, more sumbull , tana t’zezat t’janë ba grumbull…?!
Këtë sikur e përforcon edhe kjo pamje nga korridoret e katit të komunës:
Për sherr pamja po më kujton atë këngën boshnjakisht: “ Mirno spavaj nano- sve je zaključano..” , shqip si përkthyes mbase do t’i binte të ishte : “ Nanë flej pa kasavet , mbyll i kena për lezet..”?!
Eh edhe nënës sikur…, ia kish qejfi…?!!