Amulli, emri del të jetë me rrënjë të pa diskutueshme ilire
Fotoalbum: Ulqini dhe Shasi një histori ndryshe
Fshat afër Shasit emri duket se është hidronim i dalë nga fjala shqipe i ambël,ujë i ambël ose ujë i pijshëm i ndenjur- Kujto edhe ubël(vend – pus uji në Krajë), por del edhe si mikro toponim Ballkanik . Dhe kështu p.sh. Ombla është lumë i cili kalon afër Dubrovnikut. Kurse hidronimet e tipit ubla si mikro toponime gjenden në disa hapësira të gjeografisë ilire në Ballkan , si ato në Bosnje ; vendbanimi Ubla – Trebinjë ,Ublat në Zhupaninë e Dubrovnikut te Neretva(lum) , Uble te Lastovo etj, që janë të përhapura në tërë territorin e përmendur ku tash më nuk flitet shqip, por dëshmojnë prezencën e shqipes ilire si mikro toponime.
Kjo fjalë ka ushtruar dhe ushtron ndikim të madh në formimin leksikor të serbishtes sepse shumë fjalë të saja formohen nga kjo prapashtesë kurse kuptimi i fjalës Dublje , sikur i jep shpjegim ose është sinonim i fjalës shqipe ubla…?!
URA E KLLEZNËS SI MOTIV MASON
Masoneria si grupim i esnafëve muratorë që ruajnë diku me fanatizëm sekretin e pushtetit qiellor në ndërtimtari dhe zhvillim teknik të humbur në tokë që nga koha e profetit Sollomon, është e përhapur si mit në tërë botën. Solomonit- Sylejmanit a.s. i ish dhënë pushtet i pakufizuar hyjnor dhe i bie të jetë mbreti i fundit hebre të cilin iu përzgjodhi vetë zoti për t’i qeverisur mirë e drejtë . Dëshmohet se atij Zoti për këtë punë i kish nënshtruar çdo gjë deri edhe vetë erën- kujto qilimat fluturues të tij…, dinte gjuhën e kafshëve dhe të zogjve si dhe i kish nënshtruar me urdhër të Zotit edhe vetë xhindët – një botë paralele sipas islamit që jeton me ne. Këto i detyroheshin atij që të zhyteshin thellë në det e të nxirrnin gurë xhevahiri nga fundi i tij. Gurët përdoreshin si dekorim për pallatet e izraelit.
Gjithë kjo kishte bërë që të lulëzonte një arkitekturë shumë e avancuar dhe e sofistikuar për kohën në mbretërinë çifute. Thjeshtë i binte që ai me urdhër nga Zoti , po ndërtonte një parajsë të dytë në tokë . Sipas do teorive konspirative ata- çifutët mbi këto sekrete të dijes së Solomonit, po përpiqen të ndërtojnë edhe sot botën vitromene që ia përngjet parajsës.
Këto legjenda që ndeshen në tërë botën po edhe në kulturën shqiptare i gjejmë edhe të legjenda e ndërtimit të Urës së Klleznës (fshat në kufi të Anës së Malit me Ulqin).
Ndodhia e mjeshtrit të urës duket se është një motërzim i variantit të asgjësimit të kryemjeshtrit Abif të kohës së Solomonit te legjendat masone të hebrenjve. Akti pat ndodhur nga forcat e errëta që kishin asgjësuar shkrimin e dijes së projekteve të shenjta për arsye xhelozie dhe smire duke vrarë edhe vetë kryemjeshtrin e dijes hyjnore në ndërtim bashkë me projekt të pallatit të porositur. .?!
Praktika e asgjësimit të mjeshtrit për punë primati dhe pushteti shohim të ishte me natyrë njerëzore dhe e njëjtë si të hebrenjtë si të legjenda shqiptare e Klleznës.
Çfarë thotë legjenda?!
Sipas legjendës banoret e fshatit Kllezën kishin dashur të ndërtonin një urë mirëpo duke mos pasur gurgdhendës ishin shtrënguar ta kërkonin në vende tjera dhe ai ishte gjetur.
Në fillim mjeshtri kish kërkuar nga fshatarët te „digjnin“ një gëlqere, ta lenin atë disa vite e kur të vinte koha ai vetë ka për tu paraqitur para banorëve të fshatit. Dhe kështu ngjau, koha erdhi e ai u paraqit me disa shegertë të vetë…, mirëpo shegertët të shtyrë nga egoizmi i dijes dhe monopoli në te vendosën dhe e mbyten mjeshtrin cili u varros në tokën e NJËRIT nga banoret e fshatit ku gjendet edhe sot e kësaj dite….Shpresojmë se nuk gabojmë nëse këtë ndodhi e lidhim me përvojën hebraike të mbytjes së Abifit te legjendat e tyre..