Nika: Fotoalbum: Ulqini dhe Shasi një histori ndryshe
Shasi antik njihej edhe si Rrizana
Shkruan Muhamet Nika
Ana Malit Panoramë e shenjtë
Ne nuk njohim hapësirë kaq të vogël e kaq të ngjeshur me elemente kulturore, duke qenë e rrumbullakuar kaq mirë në aspektin etno- kulturorë dhe shpirtëror dhe të ketë kaq shumë emra mitik e kishtar si Ana e Malit.
Kjo fillimisht dëshmon së nuk ishim barbarë e as të ardhur dhe se kishim një besim tonin ilir –botë shpirtërore me shtrat të besimit pellazgo ilir e në të cilin u përhap një besim edhe më i avancuar për kohën ai i krishterë.
Ose gjithashtu , po shtojmë se nuk njohim hapësirë që të ketë aq shumë kështjella e fortifikata si: Shkodra ,Drishti e Ulqini- si qytetërim…?!Dhe me të drejtë, kjo situatë, sikur përforcon idenë e Papa Albanit, më 1706 i cili pas Kuvendit të Arbërit, inicoi mega projektin e IIirisë së Shenjtë të titulluar “ ILLYRICU SACRUM”(“ ILIRIA E SHENJT”). Mbase këtu hynte edhe Ana Malit – Shasi ,apo siç njihej ndryshe Rizana. Andaj , kështu sot, nuk është çudi që brenda vetëm një fshati si për shembull në: Brajshë , Katërkollë , Rashtishë e Shtodër të gjesh në një vend disa mikrotoponime të krishtera të tipit Nër Kishë apo te Kisha…Ose edhe më bindëse që në trekëndëshin e Anës së Malit prej Bregut të Bunës, Malit të Sumës e deri në Shimri, të gjesh objekte toponimike të kësaj përmbajtje. Kështu vetëm brenda 7-8 kilometrave, gjen vendbanime të fondamentit të cekur, si fjala bie: Shën Maria(Shimria- Maje mali në veriperëndim të Rashtishës),, Shën Mëhilli(Shimhilli- juglindje të Rashtishës), Shën Kolla(Katërkolla), E Marijes( Emrisë- toka në Rashtishë poshtë). Tjetër mikro toponime që mbajnë emra shenjtoresh, vazhdojnë më pas edhe jashtë kufirit gjeografikë të Anës së Malit dhe që përdorën nga shqipfolësit, si puna e atyre në brigjet e lumit Buna, si: Shtodri- Shën Todri që si vendbanim njihej që në kohën e Mesjetës , i shënuar si SAN TODRI. Sipas Shaban Sinanit, toponimi i përkiste Krishtërimit të hershëm. Pastaj kemi Shirqin,Shëngjergjin, Shënkollin e tj.
Shënohet se nga gjuhëtarët, toponimet shpesh herë cilësohen si gur të vegjël të mozaikut të madh të kohëve të shkuara. Ndikimi i gjithanshëm kulturor nga kohë të ndryshme ka bërë që në të folmen e Anës së Malit të ketë një ndikim të ilirishtes që më së tepërmi zbulohet në emërtimet e vendeve të ndryshme, pastaj me radhë, ndikimi prekë kulturën, muzikën , kostumografinë ,etj. Trajtimi i çështjes nga këndvështrimi i trashëgimisë ilire zbulon prologun e gjallërimit të popullsisë ndërmjet qytetërimit perëndimor dhe atij bizantin.
Më parë cekën se ka ide që emri shasnjanët – Shas(Shasaretët) të ketë dalë nga dasaretët( E.Gati) në Anë të Malit , pasi dihet që edhe S e latinishtes në shqip kalon në sh , si për shembull;Shkrim – skribere , shenjtë- santus, shkolla – skola etj. Pra emri i kësaj popullsie të këtij qyteti , vërtetohet si emër në dokumentet e shkruara që para 3mijë vjetëve. Mbase emri Shas (Svaç) del të jetë më i ri ose një dublet – emër i dytë sepse në hartat venedikase , duket që ruan edhe një emër tjetër , shumë më të vjetër e mitik si Rrizana.
Po themi gjithë këtë se , nga burimet historike, mësohet, që në fillin e Ilirisë, edhe në Shqipëri, ashtu si në tërë kontinentin, pati lëvizje të mëdha njerëzish dhe tregti të mëdha nga ku në këto kryqëzime të rrugëve të gjëra- “stacione” ndërkontinentale të Ilirisë që kaluan edhe në këtë hapësirë , erdhën edhe popullsi tjera që zhvilluan tregtinë mallrash, nëpër të cilat bartej malli i tregtuar dhe u krijuan qytetet e ndryshme të njohura si Tula . E me këtë bazë cekëm se dokumentohet të jetë edhe Ulqini si qytet.
Çfarë thotë një hartë e vjetër?!
Në një hartë të vitit 1590, vërejmë që Ana e Malit, shquhej për rrugë të karavaneve tregtare dhe kulla të fortifikuara , me të cilat bëhej edhe identifikimi i tërë trevës i njohur si RIZANA . Ndërsa nga e gjithë kjo si duket treve e Anës së Malit quhej ndryshe edhe RIZANA. Emri duhej të ketë prejardhje nga kompozita Ri(rri) + Zana-(figurë mitologjike shqiptare)?!! Këto pika tregtie , ishin tepër të hershme, duke datuar që nga koha romake dhe quheshin Tula (shih-llagepin e fisit Tula, në Rashtishë, me siguri, në kuptimin , shpërndarës i trafikut të mallrave).
SHASI
Është vendbanim ilir, i cili njihet që në mesjetë me të njëjtin emër duke u ngritur mbi malin me të njëjtin emër. Qyteti, ishte i vendosur në rrugën lidhëse të antikitetit, ndërmjet qyteteve, Shkodër e Ulqin. Shasi në literaturë njihet si: SUATIO, SUAÇO, SVACIO dhe FSHAS. Për herë të parë përmendet me 1067si qytet ipeshkvie ,në dekretin e papës Aleksandri I /2 .Në vitin 1183, pushtohet nga mbreti vlleho- ilir ,Stefani i Nemanjiqve duke u shkatërruar pothuajse tërësisht?! 2
Çfarë deklaron Ipen
IPEN bënë fjalë për qytetin e vjetër maje një kodre i cili kishte dy porta; njëra rrëzë tij afër liqenit, tjetra në anën tjetër kundrejt fshatit. Ky përshkrim duket të jetë më besnik sepse edhe sot e kësaj dite mund të dallohen mbetjet e këtyre portave.
Nga ana tjetër, ky qytet përmendet si vend i strehimit të Medeas greke e cila u detyrua të migrojë në këtë qytet…?!! Dhe nuk është çudi , sepse të gjitha vejushat e mbretërve antikë e të mesjetës përzgjidhnin një qytet të afërt – Ulqinin ,për të kaluar ditët e vejushës…, vërtetë shtrohet një pyetje përse vejushat e mbretërve mesjetarë ndiheshin të sigurta këtu në këto hapësira?!!
A ishin Demetra e Persefoni në Shas – Rrëmbimi i Persefonit buzë një liqeni(të Shasit…)?!!!
Ushaku përmend se në trevën e Anës së Malit, nja 22km. larg Ulqinit gjendet qyteti i vjeter i Shasit, një, siç e quajnë, “qytet i vdekur – dhe se ishte vendstrehim i parë i*Medeas- Demetrës së përzënë( bijë e Resë dhe Kronit – kryezotit që gëlltiste fëmijët e vet nga frika se mund ta rrëzonin nga pushteti. Thuhet, se ajo me Zeusin kish lindur vajzën Persefonin….?!!! Besohet se kjo e fundit,falë bukurisë së saj, u rrëmbye nga Hadi e Posejdoni- perëndiae nën tokës dhe e ujrave, ndërsa po mblidhte lule në brigjet e një liqeni ku po lozte me nimfat(nuset). Pastaj nga aty u dërgua në banesën e tij, për t‘u bërë edhe gruaja e tij.
Aty tregohej se si Persefoni, me dëshirë të Posejdonit, kishte ngrënë disa kokrra shege, simbolit të dashurisë dhe frutë i besnikërisë bashkëshortore( në Anë të Malit), duke u bërë në këtë mënyrë edhe bashkëshortja besnike e tij.
Sipas Bibles përmendet se shega ishte fryti i ndaluar i Evës dhe Adamit në Parajsë nga Perëndia , por që u kafshua dhe u humb parajsa….?!!! Ndërsa si pemë(pa e përcaktuar atë) e përmendë edhe Kurani….?!!!
Kjo perëndeshë u mësoi njerëzve bujqësinë e cila deri atëherë ishte e orientuar në blegtori. Sipas një variant tjetër, kur ajo u rrëmbye nga zoti i nëntokës deri sap o lozte me “nimfat-nuset” e rrëmbeu zoti i nëntokës Hadi. Nëna Demetra e dëgjoi rënkimin e saj dhe iu vu pas , por me vonesë andaj edhe brodhi për 9 ditë e trishtuar nëpër botë…. Sipas legjendës, ajo kurrë nuk mundi të pajtohej me këtë fat të Persefonit. Kështu kur ajo kthehej nga nëntoka “ në gjini si bijë”, nëna Dmetra ishte shumë e e gëzuar dhe si perëndeshë , gjatë këtyre stinve umësonte njerëzve vbujqësinë. Ndërsa kur Persefoni ikte, ajo merzitej dhe në shenj të kësaj 6muajt tjerë toka bëhej e ftohtë –dimër…?!!!
Këtu plotësojmë se në Anë të Malit, kultivohet shumë shega…?!!!