Nika: Bravo Luigj – edhe pse mori Nishan, Shkreli nuk ia bëri bam..?!!
Pasi kuvendi i Ulqinit kërkoi të tërhiqet propozimi për dekorim të presidentit Bujar Nishani- nga Nazif Cungu, si qytetarë nderi i Ulqinit, për arsye procedure , përsëri sot deri sa po votohej miratimi i vendimit për dekorata pati huti dhe shqetësime të ndryshme në mesin e këshilltarëve të Forcës .
“…Mirë që nxirret ky vendim për nderim të personaliteteve të dalluara – dihet për ke e nga kush dhe pse përgatitet për Ditë të Ulqinit- mirë që bëhet kjo – por a ka nevojë për një kërkesë paraprake të pranimit dhe pëlqimit të dekoratës dhe nëse duhet të shkohet në diskutim publikë para se ta votojmë si këshilltarë e ta kemi gati për 2 apo 3 javë …”, cekën ata – Luigj Shkreli…?!
Ndërsa ky i fundit shtoi edhe këtë se “ ka pas respekt që bashkë me gjithë të tjerët, të fotografohet me Thçin dhe Ramën , Ditën e Ulqinit kur u bë dekorimi në Kuvend . E tash për të mos ndodhë kjo dilemë propozoj të shkohet në diskutim publik para se të votohet …”?!
Por kjo si duket futi huti të këshilltarët e Forcës të cilët presin me padurim aktin e dekorimit të Nishanit.
Si duket u pa që ata i druheshin propozimit të Shkrelit rreth diskutimit publik si zvarritje të qëllimtë?! Shqetësimi u bë edhe më i madh , kur Kryetari Ndrekiq , kërkoi zbërthim edhe më të thuktë e respektim të ligjit , duke shtuar : “…. Kemi kondicion të flasim dhe mundëna të flasim për këtë punë- deri në mesnatë e të presim për këtë jo vetëm 2 javë a tri , apo tre muaj po edhe 6 vjet”…., nëse kërkohet?!
Pas kësaj unë e pranoj që shkova dhe i thashë në vesh Luigjit me të timen : “ se nëse e zvarrisni , unë do të shkruaj në portal, nesër që : “ Luigj Shkreli e la Nishanin pa Nishan..”?!
Kjo si duket e nxiti atë të reflektojë dhe propozoi heqjen e propozimit për diskutim publik duke thënë publikisht në foltore se këtë e bënë që të mos keqkuptohet nesër nëse ndodhë e kundërta duke përsëritur edhe një herë fjalët e mia në foltore.
Si e pritëm Nishanin në Ulqin dhe ku pranoi të takohet me shqiptarët ?!
Pse thua Nishani , përzgjodhi t’i mbledhë krerët politikë shqiptarë fillimisht te ky varr në Ulqin….?! Jo po për këtë edhe vetë do ta kisha dekoruar- potez i qëlluar..?!! Po këta disa edhe sikur…, jo spo e them…?!!
Ka mbetur e regjistruar në kujtesën time se në vizitën e parë paraprake të presidentit Nishani në Ulqin, ai kish preferuar që vetëm në largim nga qytetit i Ulqinit, të kthejë sa për një kafe në komunë te kryetari Gjeka dhe mundësisht jo në katin e tretë..?!
Për këtë pritja iu bë gjatë largimit në sallën e kurorëzimeve të komunës , – pasi ishte kthyer nga takimi me politikanët sipas protokollit të paraparë me këshillin kombëtarë te Varri i Ymer Prizrenit në Mëhallë të Re…?! O , BO –BO, PËR NE…?!
Një pritje shumë domethënëse . Ai kështu , fillimisht del se përzgjodhi të takohej me një të vdekur në Ulqin…,dhe u takua me politikë vetëm në sallën e kurorëzimeve – ku merren edhe certifikatat e të vdekurve…?!!
Kjo është shqetësuese …, por edhe Rama në fjalimin e tij ditën e dekorimit , tha se “ nuk kam ardhur këtu për punë të asaj këngës – mka shku mendja me u feju e me marr një ulqinake..”
Shyqyr që na e tha vetë se edhe këtij …, hoj për të gjallë , hoj për të vdekur- ne i fusim në sallën e kurorëzimeve ….?!!
Vërtetë janë nderë e shkuar nderës…?!! Bravo Luigj..?!