Nika: Për anketën anti korrupcion që po bëhet në Ulqin
Deri sa ne themi qe ujku, tjetri thotë “KQYRI GJURMËT…”?!!
Shkruan Muhamet Nika
Tash më është e ditur se me shembjen e komunizmit u formuan shumë subjekte politike që erdhën në qeverisje , por e keqja e tyre shihej se ishte mungesa e kontrollit të pushtetit nga sektori civil që mungonte. Kështu i binte që në këtë mes, kishim vetëm përpjekjet deklarative të opozitës për të kontrolluar sa më mirë punën e tij.
Por edhe opozitës kur i buzëqeshte fati e vinte në pushtet, vazhdonte të ndiqte praktikat e këqija të privatizimit të funksionit që çonte doemos direkt në korrupsion.
Perëndimoret ishin të shqetësuar për këtë , andaj u përkujdesën përmes fondeve të ndryshme të financonin formimin e sektorit jo qeveritar për të kontrolluar pushtetin.
Por shpejt u hetua se rezultati i formimit të sektorit të tillë ishte i pjesshëm, sepse shoqatat e formuara ishin të etura për përfitime dhe vetëm formalisht u angazhuan ,ose një pjesë e tyre , u formuan “ me hile” edhe nga vetë partia në pushtet. Kështu që të dy krahët, shumë shpejtë filluan dhe degjeneruan materialisht duke u vetë korruptuar . Madje pas krijimit – shoqatat nuk e kishin të huaj as edhe shantazhin e pushtetit para të huajve- pasi arrinin të siguronin informacion për pushtetarë të korruptuar të sistemit.
Atyre u kërkonin madje edhe para për të heshtur problemet dhe aferat të cilat zbuloheshin rastësisht ose edhe benifite tjera …?!
Ngjashëm ngjau dhe po ngjet edhe këtu tek ne në Ulqin.. E këtij rreziku mund t’i nënshtrohen edhe ata të cilët me vullnet shumë të mirë po hedhin nënshkrimin për një projekt anti korrupsion që ka nisur të bëhet në Ulqin këtyre ditëve nga i cili dihet se kush përfiton- organizatori që ka fituar projektin.
Andaj na takon për hise të shohim , në për faqet e do portaleve të reflektojnë edhe do persona që luftojnë korrupsionin dhe bëjnë zhurmë sa për të realizuar e arsyetuar marrjen e mjeteve anti korrupsion …?!
ÇFARË ËSHËT KORRUPSIONI NË KËTO SITUATA ?!
Korrupsioni në këto situata i bie të jetë sipas asaj që thonë:
– Kur “ me letra të projektit je në rregull – por puna (mjetet për shpenzim rreth projektit, nuk janë bërë në masën e treguar.
Le të marrim së fundmi ,si shembull i punëve formale këtë që thuhet në “Kumtesën për opinion e Këshillit komunal të Lëvizjes qytetare URA Ulqin.”( Këtu nuk po flasim për përdorimin korruptues të shkronjës së madhe në secilin vend sipas “ pravo-pisit” serbisht( në të gjitha rastet) sepse nuk është diçka e re ?! Ku shohim thuhet edhe kjo : Në mungesë të vizionit elementar dhe strategjisë së veprimit në interes publik, pushteti lokal vazhdon me goditje në xhepin e qytetarëve, raporton portali Ul.info.
Po si rri puna për shembull e korrupsionit me rritjen e çmimit të ujit si taksë komunale e që mbet e pa thënë?!
Ura la pa thënë edhe lëshimet e pushtetit që janë edhe cenim i të drejtës kushtetuese nga Komunalja, si më poshtë-kuptohet jo pa qëllim:
- Komuna deri me ardhjen e këtij kryetari të parlamentit , nuk e kish të nxjerrë vendimin kushtetues që komuna obligohet të furnizojë me ujë vendbanimet fshatare që u bë së fundmi në kuvend.
- E pse u bë është çështje shumë e diskutueshme mu tashti kjo pikë – ne dyshojmë me prapavijë manipulimi të investimesh nga kreditë e huaja të marra për komunale e për të cilat vlejnë benifite kur bëhen në zonat fshatare….?!!! Sipas praktikës evropiane , në këto raste kredia zbutet- mbase..?! Për këtë pyesim përse nuk u përfshinë në vendim zonat që nuk kanë ujë të pijshëm- për shembull fshatrat e L. të Kravarit…?!
- Të gjitha pagesat e çmimit të ujit , sipas neve- pas kohës së Mehmet Bardhit si kryetar komune janë të pa ligjshme sepse nuk u pyet kuvendi për rritjen e çmimit të ujit, si kësaj radhe. Fjala është për periudhën 1996- 2016…?!! SHIH SA PARET U PAGUAN NË MËNYRË TË PA LIGJSHME TË UJIT NGA KJO KOHË?!
- Por edhe ky çmim çalon sepse nuk pati diskutim publik – organizim tribunash e tj..?!!
- Pasi kuvendi kryen edhe funksion kontrollues , PSE nuk kërkoi që nëse është e saktë sasia e ujit që komunalja i pagoi Voda Comit dhe në se kishte apo ka – orë kontrolluese për matjen e ujit që hynë në Ulqin dhe që Voda Comi thotë se e harxhuam…?!
- A mos ka këtu hapësirë që në emër të humbjeve – qytetarët të paguajnë edhe ujin e pa shpenzuar e si është e siguruar hedhja e syrit nga blerësi i ujit në “kandarin” orëmatësin e Vodakomit?!
- Po kur është fjala për vete, a i lejojmë vetes të paguajmë pa shikuar KANTARIN …?! Mendoj se jo.
- Tjetër – A mos është e kyçur në rrjetin e ujësjellësit të Ulqinit edhe Deponia Sanitare etj. pasi orëmatësi i ujit që niset për Ulqin gjendet në territorin e komunës së Tivarit ku është Sanitaria?! Nëse gaboi , kërkoj falje publike.
- Kush duhet të ftohet në përgjegjësi nga komunalja në se nuk ka fare orëmatës pës ujin e blerë, para se të hyj në basenin e Malit të Bardhë?!
- A mos thotë kjo që edhe bllokada e paradokohshme që iu bë komunës nga pranimi i borxhit për ujë meriton hetim
- . Këtu çështjet nuk mjaftojnë me arsyetimin se nënshkrimi u hodh pa prezencën e drejtorit dhe që doli – pasi ia e kish të ndaluar të flas shqip me kryetarin e vet. KËTU NUK ËSHTË FJALA PËR SHQIP APO SERBISHT por për hesape ..?!
- A e ka të qartë drejtori dhe a e ka dëgjuar për rastin që Voda Comi , u kish shitur do komunave edhe ujin e pa shfrytëzuar dhe mund të kenë nisur proces gjyqësor , pasi ata kanë vënë orë kontrolluese të veten
- A e din pushteti lokal se kur lexohet gjendja e orëve të cekura duhet të formohen komisione mikse nga organet punë drejtues të ndërmarrjeve , që së bashku lexojnë gjendjen. Po kjo nuk është e vetmja punë e pagesave korruptuese që bëhen në komunë, andaj pyesim
- Po kush nga komuna e lexon gjendjen e energjisë elektrike të paguar për ndriçim publik në komunë etj .etj por edhe këtu s’merr “dreqi vesht” se sa paguajmë me taksat tona
- Shpresoj se këta të anketës do ta kenë parasysh gjithë këtë që theksuam në programin e punës së paralajmëruar nga ne për anti korrupsion – vetëm brenda një pike të rendit të ditës….?!
Pra deri sa të tjerët, flasin për gjurmët e korrupsionit , le të shohin në fillim vetë ujkun…, po iu mbajti …?
Kurse vet vazhdoj të shoh për sherr do ëndrra të këqija – se si padis tek të huajt – pa pare , por nga qejfi te evropianët – kuptohet bashkë me OJQ-të ?!