Nika: Partitë shqiptare në Mal të Zi : Të ndjekin ata të Maqedonisë para se të shkojnë në …?!!
Vazhdim II
( koha është shpatë nëse ti nuk e pret, të pret ajo ty- profeti Muhamed. A.s.)
Duhet ta pranojmë që pas zgjedhjeve parlamentare në këto dy shtete , i ra që shqiptarët të jenë faktor stabilizimi (Maqedoni) dhe destabilizimi – Mal të Zi….?! Themi këtë se marrëdhëniet e popullsisë maqedonase e shqiptare nuk kanë qenë kurrë më në nivel të mirë, për dallim të atyre malazezo shqiptare që janë sot – në aspektin politikë..?!!
Ka pasur edhe kohë shumë më të vështira – por rrallë na është sharë nëna si sot në parlament dhe as gjë as kujt…?! Por të hyjmë aty ku duam të dalim:
Derisa në këto zgjedhje …, që në start – shqiptarët , si opozitë – pa kushte përkrahen DPS-in – pakicë, duke e sjellë përsëri në pushtet, atje (Maqedoni) fillimisht shqiptarët përkrah ën pozitën e Grujevskit shumicë me bisedime dhe kur nuk iu plotësuan kushtet i nisën bisedimet me opozitë.
Kjo ishte edhe kusht me Marrëveshjen e Ohrit pas konfliktit maqedonas me shqiptarë.
Si duket Marrëveshja e Ohrit , filloi të japë rezultatet e veta edhe pse nuk besohej në te. Në esencë marrëveshja atëherë parashihte barazinë e gjuhëve , çka Grujevski e shkeli?!.
Këta “ tanët..”, jo që vepruan të kundërtën , por edhe e shantazhuan shumicën malazeze në komision zgjedhor – për mes falsifikimit të dokumentave – siç pohohet.
Pra po del se janë të kapur “ me presh në dorë..”?! .Ata manipuluan me besim tonin….?! Bënë shumicën pakicë – partitë opozitare -serbo malazeze e na futen me siguri edhe ne në qullë?!
Si të veprohet?!
Realitet i pashmangshëm dhe bindës për qëndrimin tonë, është fakti që ne shqiptarët, as kë nuk mund të bindim dhe as na takon të bindim, pra as të huajt e as Naton, që qeverinë dhe shtetin malazez e duam edhe më shumë se vetë malazezët- indipendistët, psh Krivokapiqi etj.
Sipas meje- Mjerë ai popull që nuk mund të vendosë për vete , në rrokopujat e historisë si shkak i mungesës së vizionit dhe guximit. Asesi nuk besoj që malazezët janë të ngjashëm me ne shqiptarët dhe që nuk mund të vendosin vet pa një ndërhyrje nga jashtë . E aq më pakë nuk mendoj se s’ bëjnë atë edhe pa ndihmën tonë. ..?!
E jona është të përkrahim ashtu sa ata na përkrahin , por kuptohet duke mos i lejuar të kenë marrëveshje të fshehta udbashash , për grabitje mandatesh herë njëri e herë tjetri të shqiptarëve- prapa shpinës së votuesit shqiptarë…?!
EDHE DPS –i E SHKELI MARRËVESHJEN E VITIT 1996 DUKE MOS E AVANSUAR ATË?!!
Por , pyesim: a e dinë dhe a e ka parë atë ministri – nënkryetari i Kuvendit dhe kryetari i Këshillit kombëtar – betohem që jo dhe me kusht të vënies së kokës në cung para sopatës?!!!
Kujtoi se në kohën time patëm nënshkruar një marrëveshje për minimumin e parimeve demokratike , me pozitën dhe opozitën serbo- malazeze e nëse këtë DPS- e shkeli bashkë me opozitën duke nisur që nga ligji zgjedhor etj- por edhe me fajin e deputetëve shqiptarë, atëherë pse të mos nisen bisedimet me opozitën malazeze për të përmirësuar pozitën?!
Në kohën time edhe pse merrnim pjesë në këshillat drejtuese dhe trupat punuese të DPS-it në kuvend , përkundrejt opozitës serbo malazeze që bojkotonte parlamentin ,disa muaj punuam në mënyrë paralele, deri sa nuk prodhuam krizë parlamentare dhe përçarje të DPS-it ?!!!
Unë mendoj se ngjashëm duhet të veprojnë edhe sot – Pse të çohen tensionet për zënka me fjalë dhe me kumtesa- nuk ta kuptoj.
Vetëm na shqiptarët në Mal të Zi, kam bindjen që në politikë, jemi bërë robër të sendimentit(shurrës) – testamentit (amanetit nacional ), po si rezultat edhe të rendimentit të ulët politikë që është përplot hile dyfytyrësi dhe shterpë ..?!!
Vazhdon III:
Si DPS- i nuk kish besë në Mua për deputet që do i përkrahte qeverinë dhe bënë Ujdi për pushtet me Zharko Rakçeviqin (SDP)- sot Ura pasi ma vodhën gjithë së bashku , mandatin në zgjedhjet 98…?!!