Nika: Në Ulqin si në Qafiristan – flitet nashki dhe burrashki …?!!
Shkruan Muhamet Nika
Nuk e di , por këta që udhëtojnë shpesh për tregti në Kinë , mbase kanë dëgjuar se atje poshtë Himalajeve , në një rrafshnaltë në mbi 2500 metra lartësi e cila quhet Hunzë, jeton një popullsi rreth 50 mijë veta të cilët veten e quajnë shqip hunëzakë . Por edhe nga ngjyra shihet se janë melezë- euro aziatikë.
Këta për vete kanë një legjendë në të cilën besojnë që janë nga soji i ushtrisë pushtuese të Aleksandrit të Madh të Maqedonisë e të cilët pikërisht në këtë vend u ndanë me forcë prej tij duke i thënë se nuk ka më kuptim të pushtojnë vende tjera ngase edhe kështu kanë ikur tepër larg nga Iliria….?!
Këto gjuhën e vet e quajnë BURRASHKI ( gjuhë burrash)
Duke mos pasur femra ilire për rreth , pas stacionimit, kuptohet këtyre si ushtarë të perandorit , iu imponua të martohen me femra vendase. E të cilave në familje iu imponuan përdorimin vetëm të shqipes si dhe zakonet familjare të vendit nga vinin.
Andaj nga kjo me sa duket femrat vendase gjuhën e burrave të tyre e quajtën – burrashki. Këtë e deklaronin kryesisht në “gjeni “kur flisnin me fëmijët e vet para prindërve.
Po duket se disi ngjashëm , ka ndodhur puna edhe me tanët në Ulqin, kur ngjau të na imponohen martesat me serbisht- folëse .
Dallimi i vetëm në këtë mes , ishte që tanët në familje filluan të flasin një sërbishte të çalë që reflektonte keq edhe te fëmijët e tyre gjatë komunikimit me dajat .?! Ndërsa nënat e fëmijëve për të shuar habinë e dajave kur i pyesnin – Çfarë gjuhe ishte kjo ?! Kuptohet se nuk thanë Burrashki –sië thonin hundaket, sepse nuk kishin arsye , por thanë NASHKI- ose ARBANASHKI ( kupto : është gjuha jonë – shqipe malazezçe)?!
Cilat janë ngjashmëritë e këtyre dy dialekteve shqipe sot?!
Edhe njëra edhe tjetra , nuk shkruhen në administratën vendase dhe fliten vetëm në shtëpi…?!
Shikuar në Ulqin sot për momentin, përdorimi i shqipes së shkruar në administratë ka humbur fare..?!
Shkruajmë vetëm nashke…, e ndërsa vetëm BURRAT (këshilltarët) në kuvend kah një herë flasin BURRASHKI? E sidomos kur ndiejnë nevojën të shahen shqip…!
Me sa duket në këtë punë ka vetëm edhe një dallim të vockël sepse hundëzakët , të parin e komunës në dialektin e vet – RAXHAIN, nuk e quajnë kryetar si ne , por I MIRI, në dialektin burrashki ?!
Ndërsa këtu në Ulqin, ai “ nashki- bashki” , bënë të quhet edhe ndryshe…?!
Besimi- tradita dhe jetesa e hunëzakëve..?!
Hunë zakët , nuk e njohin mishin e bagëtive, përveç ndonjë dhie të egër, janë vegjetarianë , nuk pinë raki , por verë me ujë – si Aleksandri.., nuk e njohin- divorcin ( ndarjen e grave )dhe jetojnë nga 120 deri në 140 vjet , besimi i tyre ka mbet ai ilir. Mbase pikërisht , mu për këtë , popullsitë myslimane të rrafshnaltës Hunzën e quajnë QAFIRISTAN-shteti i të pa feve?!
Qafiristani me këtë emër njihej deri në fillim të shekullit XX me ç rast u konvertuan në Islam . Në këtë kohë myslimanët shumicë iu mbaruan edhe një Xhami ( në të cilën kurrë s u falen ) ndërsa pas kësaj edhe emrin iu ndërruan nga QAFIRISTAN në NURISTAN- Shteti i Dritës…?!
Mësohet se deri më tash , nuk i ka vizituar askush nga partitë apo shtetet shqiptare , për veç atij të Maqedonisë të cilët edhe shfrytëzuan rastin që Raxhait – të tyre pasi e ftuan si mysafirë i thanë se ishte Maqedonas. ..?!
E sikur këta tanët që i rrahin ata rrugë të shkojnë e” t’iu shtijnë në vesh”, së pari vetes dhe atyre se kush janë e nga vijnë ose të thërrasin Raxhain e tyre (të mirin ) të na vizitojë…?!!
Shih Kalendarin që fituan dhuratë nga kryetari – për vit të ri, burrat e kuvendit“ Qafir(Ulqin)istanit”- vetëm serbisht dhe reprezentacioni i kombëtares malazeze…?!
Sikur të ishin qeveri e Malit të Zi . Si duket jemi në rrugë të mirë për tu bërë edhe na Nuristan?””