Nika: Duhet të paditet pushteti lokal për diskriminim nacional
Muhamet Nika
Qe pse përnjimend duhet të paditet pushteti lokal për diskriminim nacional
Sot në Ulqin , mbase edhe nesër…., materiali për kuvend i sekretariateve shkon pa të keq vetëm në një gjuhë- Shih dhe krahaso Statutin në fuqi i shkruar shqip dhe CD-në e projektit për kanalizim …, si material për këshilltarë i porositur nga sekretariati komunal dhe i punuara nga dy kompani tjera që shkon vetëm në një gjuhë-serbe për miratim!
Jashtë Statutit shohim që përdorimi i shqipes në administratën lokale të çohet brenda natës …?!
Kujtoj që në një takim të cilin e patën subjektet politike shqiptare me të huajt i pyetën se në cilën gjuhë u vinë faturat e telefonit ,rrymës etj. Kupto – shqip e serbisht ?!
Këta pa të keq shprehen habinë në këtë pyetje të tyre , dhe mbase në vete thanë: Po si të akuzojnë shtetin , kur edhe neve nuk na ndien për këtë punë…?!
Andaj kot se Luigj Shkreli kërkon kohë pas kohe nga sekretarët të flasin shqip, kur kryetari i kuvendit Loro Ndrekiq, pas kësaj vërejtje të dhënë ai” krenohej” me paraqitjen e radhës..” me serbishten e Osmanviqit me fjalët: ” Da , da – Ti ipak bolje pričaš srpski…“ , sikur donte t ia fuste Lubos, ose të vërtetonte me këtë edhe atë malazezën , kur na u drejtoheshin „ pričaj srpski da te ratumije ceo svet..“ ?!!
Zot – po ke gjetën dhe u takoi të pyesin të huajt në komunë se si na vinë fakturat e shkruara…?!!
Shtoj, si përfundim: Kam ndjenjën se sot në komunë është kthyer komunizmi , koha ku statuti i Ulqinit niste me nenin një të tijin dhe shkruante se gjuhët janë të barabarta- por kur Gjylaver Avdiu , kërkoi që materiali i kuvendit të shkojë në dy gjuhë – Soji po duket i këtyre që janë në pushtet e paditën dhe e futën në burg…?!!!
O ZOT Ç PO NDODHË KËSHTU ME NE SOT…?!