Nika: Mua s’ma ndien as për Tv-Teutë të Forcës as për Tv Vjesti të Urës dhe as për informim puplik-rrofshin portalet?!
Shyqyr që zbulimi i internetit na e hoqi terrin informativ dhe shyqyr që nuk kemi qeveri të cilat i bllokojnë faqet sociale- të tjerat kollaj.
Në lidhje me komentin për informim , të URËS në Ulqin që qahet se : “Si media bëhet buletin njoftimi i një partie”, duke ia hedhur me këtë rast fajin TV Teutës , dhe ku çdo gjë është e saktë ..,por duhet thënë për sqarim edhe kjo:
- A mos është vetë përfaqësuesi i Urës, për Ulqin Dritan Abazi , një prodhim i këtij televizioni nga koha kur ky ishte zëdhënës i Forcës dhe si pionier i informimit në TV Teutë.
- TV Teuta edhe atëherë ashtu si sot ishte po ashtu nën kontrollin e Forcës- bile në atë kohë përveç tendencës informative dhe territ informativ e të bunkerizuar i shtohej edhe mungesa profesionale në informim ,që për momentin nuk mund të themi se mungon.
- A mos pret ndoshta Ura që prapë si dikur t’i vihen këta të TV –Teutës me kamera nga pas deri para VC-je…?! Punë të cilën sot po ia kryen televizioni Vjesti , që del e hynë në te si në shtëpi të vet .
- Po çfarë kemi të themi, për konstatimin e kryeministrit Gjukanoviq gjatë duelit verbal në parlament me Dritanin të cilin e cilësoi si prodhim i mafisë mediatike në Mal të Zi?!! E si do të më bindni në të kundërtën?!
Dhe për fund si grup parlamentar që ka 2 këshilltarë në kuvendin komunal, për se nuk mundohet të zgjidhë problemin, duke i ndaluar financimin e pakontrolluar që bënë buxheti publik (xhepi i qytetarëve) TV -Teutës , në emër të shërbimeve informative dhe transmetimit të seancave të kuvendit ?!
Duke mos dashur ta zgjas po përfundoj me atë se edhe kur qahen këshilltarët se Teuta nuk ka sinjal të mirë transmetimi dhe nuk dëgjohet(sepse vetë e prishin me direktivë..) kryetari i kuvendit haptas deklaron.” Ndashtë kështu duhet sepse ju sdini çka flitni për shumë çka e kjo nuk bënë të digjohet nga qytetarët sepse është më mirë..” ???!!!!!
Mos harroni deri sa isha kryetar kuvendi nxorëm një vendim kuvendi , për formimin e TV Ulqinit. Po pse pengohet projekti i tillë, kur Gjeka “ bani hall edhe do kamera…”?!
Nuk e di …veç po them atë që edhe ju e keni dëgjuar në një film humoristik shqiptar : O nëne o nëne , këtyre gjithë diç u bëhet , po çfarë u bëhet s’ më kujtohet…?! O sa inat më vjen…, o sa inat më vjen?!!