Nika: Fajtorë për gjendjen në këshillin kombëtar janë vetë ministri Zenka dhe kryetari Gjeka
Nuk do të isha fare dakord me konstatimin e ministrit Zenka kur konteston legjitimitetin e Genc Nimanbegut si kryetar i këshillit kombëtar dhe kuptohet as të Gjekës që deklaroi se bojkoton punën e Këshillit kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) prej momentit kur në krye të tij ndodhet funksionari i lartë i Forcës së Re Demokratike Genci Nimanbegu….?” Duke shtuar edhe këtë se veç ekziston në ligj dhe që do njerëz punojnë atje, por realisht:” KKSH për shqiptarët nuk bënë asgjë dhe ai praktikisht nuk ekziston”?!
Të parin e kujtoj që kur u bënë zgjedhjet për këshill ai as që e angazhoi veten dhe strukturat e partisë për zgjedhjen e elektorëve sepse ishte i çatrafiluar nga goditjet e grupit të Gjekës për pushtet.
Kurse i dyti bashkë me eskadrilën e vet , ditën e zgjedhjes së këshillit kombëtar qëndroi tërë ditën në katin e parë të Hotelit Mediteran duke dhënë instruksione me nënkryetar. Bile skuadrilja e tij ditën e mbajtjes së kuvendit pat shkuar aq larg me do elektorë “ të tyre”, sa që morën guxim të kobshëm për veten e tyre dhe jo për mua duke përpiluar edhe një listë të emrave që duheshin votuar për kryesi të këshillit e ku mungonte emri im .
Pra “frajerat “e Anës Malit me ato mend e tyre “ pa e pyetur Zotin- ma vunë konopin..”?!
E vetë dihet se nuk u çatrafilova dhe me grupin tim të vogël (por me peshë specifike më të madhe) përkrahëm shumicën e Forcës duke i qitur në kokërr të shpinës tanë”frajerat “ e Anës së Malit , por edhe ata të lidhjes për nja 4 vjet ?! E nga komuna dolën vet pa i ndihmuar kush….?!
Tjetër, nuk do të isha dakord me atë që këshilli nuk po bënë asgjë për shqiptarët nga ai më parë sepse me për pikmëni është duke financuar atë kalendar të aktiviteteve që këshilli kish më herët.
Ndërsa puna e ç’popullimit të këshillit , nga militantët e Gjekës – Anës ë Malit dhe Bardhit – Krajës nuk është edhe aq humbje.
Por ajo që më shqetëson mua është fakti i të pa kënaqurve nga intelektualët të cilët u bojkotuan dhe bojkotuan kuvendin zgjedhor të Këshillit Kombëtar.. Dhe më shqetëson , Nëse është e vërtetë që mjetet e ndara për informim – Kohën Javore , mbi 100 mijë euro nga KUVENDI I MALIT TË Z, të cilat kalojnë në zhiro llogari të këshillit kombëtarë bëhen rrush e kumbulla për të dhënë rroga të administratës së këshillit e paguar zyra liderucash..?!
Diçka nga kjo që po them kam dëgjuar vetë dhe disa e thanë këtë si nëpër dhëmbë në kuvendin punues të Art Clubit…?!
A ndaj pyesim, athua se kjo mund të jetë edhe shkaku që së fundmi është shtuar oreksi për të marrë komandën e këshilli dhe kontrollin e mjeteve…?!! MBASE PO E MBASE JO..???!!!