Nika: Artklubi deklaron: Të paditet pushteti vendor për diskriminim nacional të shqiptarëve
Shkruan Muhamet Nika
Shoqata e intelektualëve dhe artistëve shqiptarë në Ulqin në kuvendin e saj të punës për vitin 2017 përkrahu mendimin e iniciuar nga disa krijues që të paditet pushteti vendor për diskriminim gjuhësor të shqipes në komunikim , të cilën , siç u tha, e ka nxjerrë nga përditshmëria e përdorimit në administratë edhe pse me kushtetutë, ligj dhe statut gjuhet janë të barabarta.
Shtojmë se ankesat në këtë adresë janë të shumta, por mos pyesni se ku janë këtu “ Shqiptarët e vendosur” ose “ Shqiptarët me një qëllim” që e praktikojnë këtë – krejt ashtu pa të keq?!!
A thua se mos presin që dikush TË KUJTOHET e t’i padisë në Strazbur ?! Se në Podgoricë u pa puna…?!!
Ndërsa për ilustrim të gjithë kësaj cekim se edhe këshilltari Hajrudin Kovaçi në mbledhjen paraprake të kuvendit ishte ankuar për këtë me fjalët që “ përveç rendit të ditës të cilin e kam fituar në gjuhën amtare…, po më shtini që të lexoj 350 f. serbisht..”. Por si duket edhe kjo nuk i piu ujë sepse u vërtetuam që në mbledhjen e fundit të kuvendit edhe vetë rend i ditës iu nda në gjuhën malazeze..?!!
Shembull nga ftesa e takimit të djeshëm të biznesit ulqinak me përfaqësuesit e huaj dhe qeverinë, me moton: Diskutime pa barrierë , që të ec puna…?!! Shkruar vetëm në një gjuhë( kjo s’duket se është barrierë…)?!
Në se kërkon që të tjerët të respektojnë, mësohu që fillimisht të respektosh veten?!!!
Po duket statuti i fundit i botuar në gjuhën shqipe edhe pse pati disa herë ndryshime dhe plotësime mbetet ai i kohës sime si kryetar kuvendi – viti 2007…?!
Vazhdon :
A është simbolikë shqiptare kjo në fotografinë e statutit aktual ?!