Nika: Që një lajm të jetë i plotë: Bllokada e komunës po duket se ish e bereqetshme?!
Unë për vete këto punët e bllokimeve të pushtetit lokal tashti më nuk di si t’i shpjegoj dhe të kem shpresë e duroj , përveç se me atë që thotë Zoti në Kuran, se :” Ka do gjana që ju mendoni se janë keq për ju , e ato janë mirë për ju dhe ka do gjana që ju mendoni se janë mirë për ju e ata janë keq për ju”?!
Sa për lajmin e komentuar që “Borxhi i ndërmarrjes “Ujësjellës – Kanalizime” është rritur në 100 mijë euro, dhe se për këtë bllokohet llogaria e Komunës së Ulqinit…” , ku portalet cekin edhe këtë që “uji është marrë nga NP “Ujësjellës-Kanalizime”, dhe llogaria duhej tu bllokohej atyre, kjo nuk ka ndodhur, por llogaria i është bllokuar Komunës…”
Sipas burimeve të portalit “ lajme .me..”( që është mirë i informuar…), kjo ka ndodhur “ për shkak se ish kryetari i Komunës Fatmir Gjeka kishte marrë përsipër që kjo faturë të paguhej nga Komuna, gjë që të cilën ai nuk e ka bërë gjatë kohës që ishte në krye të ekzekutivit lokal.”?!
S’ do mend se e gjithë kjo është tronditëse, por nuk është diçka e re madje praktikë e zakonshme në komunale dhe Gjeka kish ku të marrë shembull e pse u veçua ky lajm është punë tjetër…?! Si dhe fakti – Pse nuk nxehet ( se për tu skuqur), s’ po pyesim…?!
Për këtë ne pyesim:
- Kush nga komuna dha” izen e hypi dorëzanë që komuna të paguajë nesër ..” edhe borxhin e kredisë për “smeqarat” e komunalës. Çfarë bëhet me këto kamiona kur ajo të privatizohet- kujt i mbesin në pronësi…?!
- A mos pritet edhe shlyerja e kredive të tyre dhe kredive tjera e borxheve tjera të sektorit publik nga komuna e pastaj të bëhet privatizimi që ishte moti obligim ligjor – para se të krijohen borxhet..?”
- A arritën ndonjë herë në Ulqin smeqarat që na i premtoi komunalja e komunës së 21 të Vjenës, apo mbeten diku rrugëve pa hy në Slloveni etj.etj.etj…?!!!
Ndërsa tash po i lamë këto, duke iu kthyer asaj të Kuranit. Mësohet se bllokada kësaj radhe ishte pa dyshim e bereqetshme sepse për arsye të mos diturisë profesionale – kuptohet jo me fajin dhe dijen e kryetarit N. Cungu, paratë e projektit të peshkut nga Ambasada Norvegjeze e Mbretërisë, që realizon projektin
përmes Fondeve IPA, në vlerën rreth 60 mijë Euro i kaluan VODA KOMIT në Budvë dhe borxhi u shlye për pak ditë.2c