Nika: Histori zyrash në komunë: Aferim bre Oso Kuka e thotë puna edhe duka…?! (II))
Kjo që shihni , është zyra e kryetarit të partisë së parë dhe të fetme shqiptare e cila që në fillim ka një kryetar…?! Edhe pse fillimisht mbeti pa “ Pazar”, pastaj pa anëtarë, funksion e pension.., por zyrën se lëshon edhe pse rrallë në te shkon.
Në evidencën e rojeve të ditës dhe të natës nuk shihet të hyjë brenda me muaj të tërë.
Nga ata që u përmbys u akuzua që “ ka grumbulluar funksione, por të gjithë që e pasuan shohim se vepruan ngjashëm dhe pa iu dëshiruar ne , pritet të kenë fund të ngjashëm.
Me gjithë atë edhe pse nuk ishte modeli i politikanit tim – ashtu si këta që udhëheqin e kam më simpatikun dhe qe pse. Ai nuk pranoi të dalë në fotografi me kryetarët tjerë të komunës , me arsyetim që nuk rri karshi atyre , që ishin pushtues të Ulqinit dhe as të atyre që e rrasën në burg ose e tradhtuan në politikë duke ia grabitë funksionin- kryesisht mendonte në Osmanin që e pasoi me kuorum partie , por kundra vendimit të udhëheqësish së ngushtë të Bardhit e cila dëshironte Skender Hoxhën..?!
Edhe sot edhe pse nuk ka funksion nuk ia ma askujt tia kërkojnë çelësat- aferim Oso…?!
Në mes e tyre dy ish- kryetarëve në holl , mungon fotografia e Bardhit…?!
DHE TASH SHIH SE ATA NUK E THONË KOT:“ KO UMIJE NJEMU DVIJE…”
Zyra e SNP-së në komunë me një këshilltar i cili gjithashtu si Bardhi rrallë shihet ta vizitojë atë sepse deri vonë trashëgonte edhe një të dytë nga SNP-ja Federative( 7 sermi batalon) që kish selinë në ish ndërtesën e mbrojtjes territoriale- mbase e ka edhe sot…?!!
Rasti i kësaj zyre tregon se si një këshilltarë , peshon më shumë se një tjetër, nëse tjetri është serbo malazias i Frontit që nuk ka fare zyre në komunë si këshilltarë , ose edhe se dy këshilltarë shqiptarë kur janë në parti qytetare- psh Dritan Abazoviqit.
Gjynah …,vetëm tash po e kuptoj atë problemin e matematikës, kur na mësonte mësuesi që plus + plus , jep minus në matematikë…, po edhe në politikën e Abazit- pa marazit?!!
Po edhe ky nuk është se shtyhet fort dhe thotë: “ hoj ma naptë , hoj s’ma naptë na nuk idhnohna- gjynah edhe në Urë mendon si “ pozitivat..”?! Ose biri nënës , nuk kënaqet me pak….?!
A PO NXITË ZYRA E URBANIZMIT VETËVRASJET…?!
Mos e besoni po deshët po edhe kjo zyrë në komunë e ngjyrosur së fundmi ME TË KALTËR ,u bë karakteristike sepse ndryshoi bojë nga të tjerat me projekt ?!
Zyra është e krye shefit të urbanizmit . Kjo që ndodhi , sipas meje dhe do studimeve të bëra në shkallë botërore nuk është shenjë e mirë për urbanizëm nëse dihet që kemi një numër ankesave të qytetarëve në punën e saj.
Kështu për shembull flitet se shkencëtarët ishin të shqetësuar që përse në një urë të Londrës të ngjyrosur me të kaltër njerëzit përzgjidhnin të bënin vetëvrasje..?! Dyshuan në ngjyrën e ftohtë si motivim dhe vendosën ta lyejnë atë me të gjelbër në të çeltë- ngjyrë bari dhe për çudi vitin e radhës ra dukshëm numri i vetëvrasjeve…?!
E gjelbra ndikuaka pozitivisht duke nxitë dëshirën për jetë…?!!
Vazhdon :
PSE NUK U REALIZUA BUXHETI (III)