Nika: Ministri malazez Ljumoviq bashkë me 40 artistat e Ulqinit, të rrinë sa më larg Shasit ?!
- Pse nuk bënë të prekë gjithkush në kulturën e Shasit- Anës së Malit…?!
Sot enigma e mjegullës së mundit serb për të mohuar trashëgiminë kulturore tonën nga ajo ilire vërejmë se çohet me gjetjet arkeologjike të kulturës së civilizimit të lashtë të luginës së lumit Koman brenda rrënojave të qytetit .
Dëshmitë e kulturës së Komanit , në Shas , shkojnë kundër teorisë serbe dhe janë si puna e asaj hallkës lidhëse të evolucionit që mungon – të species gjysmë njeri dhe gjysmë majmun.., për të kuptuar drejtë prejardhjen tonë?!
Gjetja e kësaj kulture e tërbon vetëdijen e sëmurë serbo- malazeze dhe për punë arkeologjike shkencore të Shasit, le të flasin shkencëtarët- akademitë e dy shteteve….?!!
Tjetër shtojmë se edhe në një hartë të vitit 1590, vërejmë që Ana e Malit, shquhej edhe për rrugë të karavaneve tregtare dhe kulla të fortifikuara e me të cilat bëhej edhe identifikimi i tërë trevës.
Shasi në harta përmendet edhe si RRIZANA . Pra rrinin zanat.
Sipas mitologjisë pellazge të përvetësuar nga grekët zanat(orët)ishin – bijat e Afërditës dhe Zeusit…?!
Ndërsa momenti i dytë i tërbimit sllav, po duket është edhe gjetja e parave turke në kishat e tij- nga gërmimet e fundit që hedh poshtë teorinë serbe se qyteti u dogj nga pushtuesit turq. Monedhat e gjetura dëshmojnë se ai kish jetë edhe pas ardhjes së turqve në këto anë..
Koha e injorantëve duhet të ketë mbaruar dhe gabohet kur u ledhatohen shpatullat?!
Nga përvoja personale mund të them pa gabuar se po duket që për gjykimin e një çështjeje apo punë me rëndësi shpesh herë turren për hesape të veta e në emër të popullit edhe grupet jomeritore, pra atyre që nuk u takon….?!
Kësaj radhe kështu po duket ngjau edhe dje në një vizite në Ulqin, të ministrit të kulturës së Malit të Zi, Janko Lumoviq, i cili mësohet se “ paska respektuar artistët dhe krijuesit …, “ pasi bisedoi me 40 artistë dhe krijues të Ulqinit”, për fatin e valorizimit të Shasit turistik !
Me këtë rast ministri qe shprehur, se : “ patëm një ditë të lavdishme dhe me plot përmbajtje ..”, shtoi se gjithashtu ” paskan dakorduar edhe programin konkret të punës në këtë vit…”?!
Pyetja realisht që shtrohet, do ishte: Këtë program të ministrit dhe “ 40 artistëve … ?! Goxha si shumë për një qyte ( si i yni), a iu ofrua banorëve të trevës së Anës së Malit ose Kuvendit të Komunës së Ulqinit për miratim , si të vetmit institucione “ meritore”…?
Dhe pyesim- pse këto dy hallka meritore vendim marrëse me ligj nxirren jashtë loje në këto punë dhe shumë punë tjera duke e bërë pazarin” pa hanxhiun ..”?!
Duke mos e zgjatur dhe duke iu përsëritur fjalët e titullit, kjo që po ngjet nga OJQ-të me kulturë dhe Shas, po më kujton për sherr atë që më ngjau edhe mua një herë e një kohë…, kur politika e njerëzve “ jo meritore..”- siç cekëm, më futën në burg dhe më dënuan, kuptohet në emër të popullit si armik i tij dhe si nacionalist dhe irredentistë ?! Absurdi i gjithë këtij gjykimi ishte në atë , kur gjykatësi filloi e lexoi dënimin e marrë “ në emër të popullit- u ime naroda” dhe në prezencën e gjithë neve, pra edhe të nënës sime, kërkoi të çohemi në këmbë…?!
Me ta kuptohet që u çua edhe nëna ime… dhe s’bënte ndryshe të ndodhte sepse gjykatësi fliste në emër të popullit ..?!!
Prandaj kështu edhe sot ec po deshe e ngrite zërin…e të jesh kundër …, kur këta flasin në emër të interesit qytetar e kulturor e historik të Shasit….?!!
Vazhdon :
Një fotoekspozitë turistike e lajmeve nga Ulqini , për Shasin dhe zonën e Anës së Malit..?!!