Nika: Ku rrahin çekiçat në Ulqin
HEQJA E ASHENSORIT NË KALA , BASHKON GJEKEN ME RESULBEGUN NË KOALICION PARAZGJEDHOR ?!
Përsëri pashë të thuhet këtyre ditëve , konstatimi në portale, se:
” Edhe pse ashensori në muret e Kalasë që filloi të ndërtohet pa asnjë leje….,do ti jepte fund shpresave të Kalasë për UNESCO.., përsëri askush nuk merret me heqjen e mbetjeve…nga muret e qytetit të vjetër etj” ?!
Andaj për të sqaruar çështjen, Jemi të mendimit që ai , nuk do të hiqet as edhe kësaj here , nga koalicioni i gjerë .
Sepse për të rregulluar problemin e mbetjeve të tij…, nuk është tash më punë krejt e lehtë.
Thuhet se për punë të tij, tash 3 herë kemi kriza parlamentare në Ulqin .Madje merret vesh se njëherë për punë të lejes së tij u shkua edhe në zgjedhje të parakohshme , duke bërë Selim Resul Begun- pronarin e tij- nënkryetar komune , i cili gjithashtu vuri kusht që edhe krye shef i urbanizmit të jetë , përsëri një njeri i Selimit , por kot….?!
LIFTI QË RRËZON DHE FORMON PUSHTETET NË ULQIN?!
Leja e ndërtimit pamë të jepej nga Fatmir Gjeka e pa pëlqimin e Nazif Cungut që ishte kundër ndërtimit të liftit- Selimit…?! Dhe ky veprim afatshkurtër i Fatmir Gjekës që dha lejen …, i kushtoi atij mandatin e kryetarit të komunës, sepse humbi shumicën e Cungut. Por më vonë nuk kemi dëgjuar që dikush ta ketë hedhur poshtë vendimin e Gjekës për ndërtim të ashensorit dhe që për largim të mbetjeve Cungu të ketë përkrahjen e koalicionit të gjerë…?!
Pasi ashensori u ngrit aty, pa e pyetur bashkësinë lokale – qytetarët e kalasë, të cilët kanë mandat për planifikim, atë nuk mund ta heq askush tjetër përveç tubimit të qytetarëve …?! Tjerat janë punë boshe…?!
Sipas burimeve tona mirë të informuara , mbase për heqjen e liftit, ka të ngjarë që edhe pushtetarët e Forcës duket se po vonohen?! Sepse në pushtetin e ri të ardhshëm të Ulqinit , në zgjedhjet e reja, pritet të garojë një formacion i ri politik parazgjedhor- si koalicion .
Ai zëre se tash më është formuar përsëri nga idhtarët e liftit, që pritet të jenë : Selim Resulbegu- Gjeka me satelitët e tij, plus Hajdinaga (UDSH)e që do prodhojnë kryetarin e ri të komunës- vetë Selimin , ngase numerikisht koalicioni pritet të jetë më i madh se DPS –i.
Sipas kësaj renditje dhe sipas neve ,shihet se DPS u vonua për kryetar komune në Ulqin…?! Kjo gjë dihet edhe pa shkuar në kuvend të PS(PD)-së , që do mbahet me 11 mars..?!