Nika: Sa vonë e marrim vesht punën e ligjit na shqiptarët në Ulqin –
Sa vonë e marrim vesht punën e ligjit na shqiptarët në ulqin – ose jemi ka shtiremi si nuk e marrim…. ?!
Mos ma shihni për të madhe – por mua për të qarat e ndërmarrjeve publike në Ulqin, më ka mbetur vetëm t’ ju tregoj e përkujtoj atyre se ata , kështu si janë të organizuara nuk ekzistojnë moti dhe se nuk i njeh ligji. Që do të thotë se nuk guxohet tu përcillen rroga me buxhet “ nga zotërinjtë e komunës”- themeluesi….?!
Thjesht , ligji për buxhet të komunave në Mal të Zi e ndalon këtë gjë…?!
Shikojeni ju lutem , buxhetin e vitit 2017 të komunës, as ku nuk përmendet se themeluesi –komuna do tu përcjellë para për rroga , si përmenden për shembull rrogat e të punësuarve në komunë- çështë e vërteta vetëm 10 nga 12 rroga sa parasheh ligji?! Mbase 2 të tjerat tesh i marrin te Pal Vaca- kur të vijë kryetar komune- ndoshta edhe vjen…?!!
Andaj kështu vitin e radhës, radio Ulqini nuk do të ketë më 12 rroga të pa marra – por 24 …?!!
Me gjithë atë mos të harrojmë, themi se komuna mundet po desh të financojë ndonjë program pune informativ, nëse ata e kanë dhe konkurrojnë për te. Mirëpo edhe për këtë është dashur më parë të parashihen mjetet me buxhet, si për shembull nga rritja e taksës së qëndrimit që u bë së fundmi.
Ta zëmë për mes Radio Ulqinit, nga rritja e kësaj takse e me vendim kuvendi, mund të bëhej një pjesë e propagandës për turizëm- se sa këtë ta bëjë për shembull drejtori i organizatës turistike me shetije panairesh nga karvani për mëditje jashtë vendi , ku vetëm një mëditje kushton 100$…?!!!!
Ose thjeshtë drejtorët kur konkurruan për poste të këtyre institucioneve është dashur të paraqisnin vetë një projekt të këtillë pune.
Ndërsa ky i kulturës- mund të ketë ofruar që ai për qëllim të ofertës turistike të organizonte vetë manifestimet kulturore , që sot i organizon Organizata Turistike duke ia lehtësuar punën. Zaten më herët 30-40 % e taksës turistike (qëndrimit), komuna ia jepte shtëpisë së kulturës…?!!
Por shohim se tash punët dhe mjetet e kulturës , ia mori organizata turistike- pa vendim të themeluesit…?! Si ndodhi kjo as kush nuk e di?!
Nuk dua ta zgjas, as të gërgas- por nuk ka arsye që nga kjo taksë të mos financohej festivali skena verore , që është thjesht një program në shërbim të turizmit ,ose Kalimera Poetike për turizëm elitarë etj.
PËR VETE ME KËTË TAKSË DO TË KISHA AMBICIJE QË GJATË VERËS ULQININ TA BËJË METROPOLË KULTURORE GJITHËSHQIPTARE TË VERËS DUKE IU PËRNGJA DO QYTETEVE TË FRANCËS DHE SPANJËS GJATË KËSAJ STINE. PËR NDRYSHE KJO QË NDODHË ËSHTË HEDHJE E PARAVE KOT. NË ULQIN DO TË DUHEJ TË ISHIN GJITHË YJET E ESTRADËS MUZIKËS LETËRSISË DHE GJITHË KULTURËS KOMBËTARE. KJO DO TË DUHEJ TË ISHTE ME DY FJALË EDHE STRATEGJI KOMBËTARE E SHPËTIMIT TË TIJ.
MOS TË HARROJMË QË BILE EDHE KUVENDI KOMUNIST I ULQINIT I PAT NDARË BEKIM FEHMIUT TRUALL NDËRTIMOR VETËM E VETËM SE SI TA JOSHË …
EDHE PSE TË NDJERIT MË VONË THUHET SE IA GRABITËN LAROT KOMBËTARË- ME TË CILËT NA SHOQËROHEMI, U RRAHIM KRAHËT DHE PIJMË KAFE..?!!
GJYNAH I SHKRETI, DERI SA ISHA KRYETAR KUVENDI , PËR MES NJË MIKU E KËRKOI QË TA FITOJË VENDIN E TROLLIT TË NDARË , POR ISHTE TEPËR VONË….?!!
E sa larg janë këta tanët në këto punë.., po më duket sa me hënë…?!