Nika: Edhe diç për misterin e tenderit të rrugës Ulqin – Krythë
Një gjë është më se e sigurt , që tenderi i rrugës më herët pat dështuar për parregullsi nga se Banka e cila jep kredinë për ndërtimin e saj , hetohet që ka shtuar kontrollin e vet për fitues të tenderit . Ajo tashmë nuk lejon që tenderin të fitojnë ata firma të cilat nuk mund të paraqesin dëshmi se i kanë kryer të gjitha obligimet tatimore me shtet.
Edhe pse kjo nuk thuhet për opinion, mjerisht firmat e tilla janë të rralla në Mal të Zi….?!
Tjetër, mund të shtohet se, duke mbrojtur buxhetin e vitit 2017- para vitit të ri , Kryetari i Komunës së Ulqinit- Nazif Cungu, konfirmoi se ka pasur kontakt me ministrin përkatës dhe se ishte hapur përsëri tenderi i radhës dhe pritet që punimet të fillojnë së shpejti.
Me gjithë atë , kjo “ së shpejti..”, nuk duket se është afër. Sepse as ndërmarrjes komunale të ujësjellësit nuk i ka arritur ende urdhëresë të largojë ujësjellësin ekzistues i cili vjen nga Milla për Ulqin nëpër terasën e rrugës së re….?!!!
Nga ana e tjetër , se diçka nuk është në rregull ka droje edhe këshilltari i DPS-it, Boro Bashoviq?!
Ai në një bisedë të lirë na ceku që mbase fjala është edhe për ndërrim të drejtimit të rrugës. Për qeveri do të kish qenë më mirë që rruga të ndërrojë një çikë drejtim dhe të shkojë për Ulqin në drejtim të Tivarit, duke u lidhur përmes Fushës së Merkotit, te restorani Vidikovac- jo larg Ulqinit?!
Sipas neve , dhe me këtë nënkryetar kuvendi republikan që kemi e me këtë udhëheqësi -sidomos në Anë të Malit , çdo gjë është e mundur…?!!!
Kur bëri pa super stradë nëpër Anë të Malit( me plan hapësinor), nuk ka dyshim se bënë edhe pa rrugën Krythë – Ulqin. Mjafton që mos t’i thërrasin në “ zaslušanje..” dhe i ke gati , po duket për çdo gjë?!
E qeveria mbet të vlerësojë – çka është më e rëndësishme për te?!
Çka humb dhe çka fiton- kreditë nga bankat e ndryshme që aq shumë mungojnë e që nuk fitohen pa gishtat e përfaqësuesve nacionalë…, apo milionat e vjedhur në Ulqin nga qeverisjet e korruptuara nacionale që nga kriza e refugjatëve e këtej…?!!
Nuk e di , por po më duket se për politikanët, çështja tashmë ka filluar e shtrohet : O KUKU O NËNA( BY.. A IME) MË SHUMË SE SA , O KUKU O NËNA (BY.. A) JONË…, siç jemi mësuar ….?!!
VLERAT PO DUKET KANË NDRYSHUAR….?!!