Arrestohen 15 afganë dhe irakianë në afërsi të Kishës së Shtojit
January 2, 2017 | Ngjarjet - Events
Pesëmbëdhjetë persona, të kombësisë afgane dhe irakiane, janë arrestuar në mbrëmjen e 1 janarit në Ulqin.
Sonte në fshatin Shtoj të Ulqinit janë arrestuar 15 shtetas të Afganistanit dhe Irakut, merr vesh Gazeta Vijesti jozyrtarisht në Policinë e Ulqinit.
Sipas burimeve, bëhët fjalë për disa familje me fëmijë, të cilet janë arrestuar tek Katedralja në këtë zonë, transmeton Gazeta Express.
Ata aktualisht janë duke u marrë në pyetje nga inspektorët e Policisë së Ulqinit.
Sipas të gjitha gjasave, bëhet fjalë për kalim ilegal të kufirit, ndërkohë që nuk ka shenja se bëhet fjalë për kontrabandë me njerëz. /Express/