Italiani kapet me drogë në makinë në kufirin Sukobin – Muriqan
December 27, 2016 | Ngjarjet - Events
Një tjetër sasi droge është kapur në Pikën kufitare të Muriqanit me Malin e Zi. Droga është gjetur e fshehur në brendësi të një automjeti që drejtohej nga një shtetas italian.
Pas konstatimit të lëndës narkotike u vendos në pranga shtetasi italian Lorenzo Pratti, 24 vjeç, i cili e kishte futur drogën në brendësi të sediljeve dhe motorit në pjesën e përparme të automjetit “Audi”, me targa DE 090 AT.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. /Blitz.al/