Shtegvashë – Rashtishë, të dielen SHB ”Rumia” organizon turin e radhës më 25.12
Kësaj të diele, dt. 25.12.2016 SHB ”Rumia” organizon daljen e radhës në bjeshkët tona.
Aktiviteti i kësaj të diele ka të bëjë me shtegun Shtegvashë – Rashtishë (restoran Panorama) ku ecja do të shkojë nëpër kurriz të malit. Shtegu është rreth 4 orë ecjeje dhe shumë i lehtë dhe i përballueshëm për të gjithë.
Pamja që ofron ky shteg është përrallore. Në njërën anë mund të shihet liqeni i Shkodres, maja e Rumisë dhe pjesa e madhe e Krajës kurse në anën tjetër gjarpërimi i lumit Buna dhe tërë Ana e Malit.
Për të gjithë të interesuarit nisja do të jetë në ora 7.30 nga Komuna e Ulqinit dhe udhetimi do te jete vetanak ose koordinim i pjesmarrësve njëri me tjetrin.
Mos harroni te merrni me vete ujë, ushqim, dashurinë për natyrën, buzëqeshjen dhe shpirtin e aventures.
Shoqata e bjeshkatarëve “Rumia” – Ulqin Facebook