Informatë ë punës së Qendrës ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim ”Sirena” në Ulqin,për vitin 2016
OPSTINA ULCINJ-KOMUNA E ULQINIT
JU Dnevni centar za djecu i omladinu sa smetnjama i teskocama u razvoju “Sirena”
IP Qendra ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim “Sirena”
Ul.-Rr.Djerdj Kastrioti Skenderbeg Pib:02902877 Z.r:5201807282
e-mail:sirena_ul@hotmail.com tel/fax:030/414-109
Në këtë vit janë ndërmarrë dhe realizuar aktivitete të cilët dukshëm kanë ndikuar në realizimin e plan-programit dhe përmirësimit të kushteve për punë.Pajisja e ambienteve gjegjësisht kabinetet janë pajisur me mjete bashkohore të punës duke ju falemnderuar donacioneve të shumta.
Në këtë vit realizohet një projekt shumë i rëndësidshëm dhe domethënës për Qendrën ditore ”Sirena“. Ky institucion me mbështetjen e Ministrisë për Finansa në Mal të Zi, me vendimin nr .01-16451/1, datë 07.12.2015, ndanë për qendrën ditore donacionin në vlerë prej 14.985,67€ .Me këto mjete u sigurua dhoma senzorike në vlerë prej 9876,00 €, kurse me pjesën tjetër të mjeteve në vlerë prej 4928,90€ rregullohet hyrja gjegjësisht shkallat dhe oborri para qendrës.
Më 25.02.2016 Qendrën ditore ”Sirena” e vizituan Ambasadorja e Polonisë zonja Irena Totaryzmska e cila me këtë rast kompletojë kabinetin e fizioterapisë me mjete bashkëkohore ,në vlerë prej 7127,00 €.
Më 28.04.2016 shoqata humanitare ASSOCIAZIONE BNET nga Italia me ndërmjetsimin e zotëri Don Gabriell Grabanica,vizituan qendrën, në shenj mirënjohjeje të rinjtë e kësaj shoqate kishin grumbulluar 1300,00 euro, për fëmijët dhe të rinjtë e qendrës.
Më 20.06.2016,Imami Rifar Gjinoviq,ka shpërndarë paqeta me artikuj ushqimorë për fëmijët dhe të rinjtë e qendrës.
Më 01.07.2016, Qendrën ditore ”Sirena”,zyrtarisht e vizituan drejtoresha e Entit për punë sociale nga Podgorica , zonja Neda Bogovac me bashkëpuntorët Dragana Gjurović , Bojana Miletić dhe Mirjana Popović. Përshypjet dhe vlerësimi i tyre për funksionimin e qendrës ishin në nivel,duke u bazuar në kushtet e krijuara për punë, stafin punues dhe trajtimin e fëmijëve dhe të rinjëve.
Këshilli i Xhamisë së Klleznës me imam Senad Makun, tre vite me radhe përmes aksionit humanitar ” Shporta e Ramazanit”, ndihmuan me artikuj ushqimorë Qendrën ditore ”Sirena”.Kjo ndihmë është e mirëseardhur dhe shumë e mirëpritur pasi që shfrytëzuesve të qendrës kemi obligim t’u sigurojmë mëngjesin dhe drekën.
Në këtë vit nuk munguan edhe donacione nga individ të shumtë vendas dhe nga diaspora:
Bajro Baftjari 100,00 €
Maliq Gjenashi 30,00 €
Taganoviq Vesel 500,00 $
Ahmet Taganoviq 160,00 €
Ruzhdi Brkani 200,00 $
Abedin Luka 40,00 $ dhe 20,00€
Safet Mehmeti SHBA 100,00$
Dul Vukoviq 100,00 €
Caushi Suad 50,00 €
Alban Bajram Ceka 200,00 $
Bajram Ceka 200,00€
Dritan Mustafa 100,00 €
Shaban Bogdani –Australi- 500,00 $
Sabri Kurti 100,00 $
Daut Bejta 100,00 €
Sipërmarrja ujësjellës dhe kanalizim 250,00 €
Cungu kompani 100,00 €
MCM 100,00 €
Kolektivi i Qendrës ditore ”Sirena”,përzemërsisht falënderon të gjithë donatorët për përkujdesjen që kanë treguar dhe janë duke treguar në përmirësimin e kushteve të Qendrës ditore ” Sirena”, në Ulqin.
Me respekt!
Drejtori
Bilal Alaj