Nika: Duke e pritur kiametin…?!
Shkruan Muhamet Nika
Politikani shqiptar Mehmet Zenka nga Ulqini nderohet me titullin “Misionar Paqeje “ e tash edhe ministër….?! Ja pra që nuk e kanë thënë kot: dikush kalin me kapistall dikush fatin për ministër- nuk dihet se ku e fiton njeriu….?! Paj edhe Filipi di diçka…?!
Aferim edhe tjerëve për largpamësi që shihen në ceremoni …?!!
E këta që u mungon largpamësia : le të presin, kanë nge zgjedhjet vinë prapë ”?!! LE TË AGJEROJNË…?!!
Shtat mijë vetë nuk kanë dalë hiç në zgjedhje në Ulqin dhe s’ prish punë.., nuk u bë nami- QAMETI ?!
Donë shokët “ në agjërim ” , le ta mbajnë, veç inshalla dalin prej agjërimit për Bajram Të Madh- zgjedhje lokale që bien për 8 muaj…?!!
Edhe pse mua për momentin nuk më pyet kush “ Kur bjen Bajrami…”?! po shtoj:
Transmetohet se si një herë një beduin i shkretëtirës arabike pasi kish udhëtuar për te i pari i shtetit dhe fesë e pat pyetur atë për shqetësimin e vet, se kur do ndodhë kiameti… ?!
Profeti a.s. iu përgjigj shkurt – parafrazoj: Prite atë kur punëve të shtetit dhe me përgjegjësi tu dalin zot të pa aftët( të pa shkollë) dhe të pandershmit….?!
Këto ishin mendimet e para që më erdhën në kokë kur shfletova gazetën Dan, në të cilën për ministrin e porsa zgjedhur Mehmet Zenka thuheshin fjalët:” Filip Vujanoviqi- amnistoi(fali) liderin e UDSH-së për shkëmbim zjarri në të cilin një person ishte lënduar. Zenka ishte i përfshirë edhe në një incident në seancën e Parlamentit të Ulqinit, ndërsa në vitin 2011 u rrah nga një grup i qytetarëve të Kosovës…” , kaq dhe mendoj se mjafton për të kuptuar shqetësimin tim rreth shenjave të kiametit …?!!
Por si dëshmitar i asaj kur në gazetë thuhej që : “… sesioni i KK Ulqin , mbajtur në mes të vitit 2012 mbeti nën hijen e një incidenti të rëndë, ku këshilltari i UDSH-së Mehmet Zenka , e shtyri shefin e sigurisë Izet Dragën…”?! Kemi për të shtuar , se kjo ngjau gjatë sulmit të Zenkës, mbi këshilltarin Genc Nimanbegu dhe replikave të më hershme tepër të ashpra e të ndërsjella , ndërsa nuk munguan as ata të tipit që Zenka i tha Gencit( pa me nderë e me thanë para jush?! : Felë e byth shkymun…, bashkë me tjerët e Udsh-së, të cilët i drejtoheshin Gencit , me fjalët: që nuk ke kryer as shkollë (fakultet) dhe bën për deputet, ndërsa ky mbrohej me fjalët : “ …mirë unë që jam pa diplomë.., por mua së paku , më mbajnë mend kolegët që isha në fakultet…, por këta të tuajt( UDSH) nuk i ma kush mend fare as të kenë qenë studentë..?! E sot kanë diploma…??!!!
Ndërsa së fundmi , po thuaj sa nuk e pësoj fare kot nga Zenka edhe këshilltari – poeti Hajredin Kovaçi, prania e të cilit si i përndjekuri i parë politik nga Ulqin dhe pjesëmarrës në demonstrata të 81-shit( ku pati rastin të dëshmohej edhe M. Zenka , si brucosh i juridikut…, shohim se atë edhe pa folur fare prania e Kovaçit e “ iritonte “…?! Mbase “ si patriot” që Zenka ish.., por jo që atë herë në aspektin që shkruan Dan, pamë t’i thoshte Dinit: “ Shoi bythes aty more Hajrudin Kovaçi se nuk të dvet ty kush …” ?!!
Edhe pse Dini, në mënyrën më të kulturuar i thoshte duke arsyetuar nga vendi me fjalët : “ të është dukur ty more Met se unë nuk fola gjë…”?!!
Vazhdon:
Dallimi i Dinoshës dhe Mehmet Zenkës si ministër i pakicave