Frank Shkreli: Urimet më të përzemërta për 28 nëntorin
November 28, 2016 | Bota
Gëzuar Ditën e Flamurit – Ditën e Festës së Madhe Kombëtare të 28 Nëntorit. U bashkohem urimeve që sot Shqiptarët kudo që janë ndajnë me njëri tjetrin – Gëzuar dhe për shumë vjetë Dita e Pavarësisë Kombëtare. Njëkohësisht, në këtë ditë të shënuar, i lutem të Madhit Zot për një bashkim, dashuri, pajtim dhe mirëkuptim sa më të madh midis shqiptarëve kudo që jetojnë, e sidomos atyre në Shqipëri, Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare shekullore në Ballkanin Perëndimor, por edhe të gjithë mërgimtarëve, “gjakut të shprishur”, të përhapur anë e mbanë botës.
Kalofshi sa më mirë këtë Ditë të Madhe.
Me përshnetje dhe urimet më të përzemërta nga Amerika,
Frank Shkreli