Raogon Nika: …, Zenka po thotë “ : Punësimi në Ulqin arrin kulmin, ka mungesë të fuqisë punëtore në NP Veprimtaritë komunale…?!!”
HAHAHA…, Zenka po thotë “ : Punësimi në Ulqin arrin kulmin, ka mungesë të fuqisë punëtore…?!!”
Kur sot para se të vij në punë ndalova në Katërkollë , në njërin nga lokalet e saj për të pirë kafenë e mëngjesit, pashë që ata të ishin për plot, që në orën 6 të mëngjesit. Por për çudi, do thoni- nuk pata nevojë të shkëmbej asnjë mirë mëngjes me të pranishmit …?! Klientët ishin të gjithë të pa njohur- do punëtorë fizikë nga Shqipëria , të cilët për çdo mëngjes ia mësyjnë Ulqinit- ca me vetura e ca me motoçikleta, e do tjerë edhe këmbë…?!
Pasi rreth politikës së punësimit, siç po komentohet, që pushteti i koalicionit të gjerë ( i cili na qoftë me shnet e me jetë e me këmbë përpjetë..)?!, pjesë e të cilit është edhe Met Zenka, na e paska zgjidhur njëherë e mirë problemin kur deklaron se : “Punësimi në Ulqin arrin kulmin..”?!
Po themi se- Kur është fjala te punësimi , kemi ndjesinë e kundërt, që është , se : “ koalicioni…me shnet e me jetë….”?!, ashtu si nuk është duke mbrojtur tregun e prodhimeve bujqësore vendase nga ata të Shqipërisë, shihet se nuk “ e ka vu ujin në zjerm” për të mbrojtur as tregun e punës vendas…?!
Për këtë sa thuhet- moti janë kah ankohen të gjithë punëtorët dhe mjeshtërit nga Ulqini, që punën, po iu marrin tjerët – me çmim më të lirë e në të “zezë…” që punojnë te punëdhënësit( biznesi i vogël manifaktural- trektarucat…, dhe tolerohen nga liderucat e të gjithë … ucat , tjerë në pushtet….?!!
Të etur për fuqinë sa më të lirë punëtore, karavane punëtorësh arrijnë nga pjesët tjera të vendit…, prej Rozhajet e deri në Leskovc e Pirot…, gjatë gjithë vitit …?! Bile këta të fundit edhe gjatë verës imponojnë” rregullin e vet të punës KUDO…”?!! Edhe në midis të Ranës që e shndërrojnë në shëtitore panagjyresh serbe të mëhallësh së qyteteve të përmendura për rreth Nishit..?!!
E këta nga Shqipëria janë më në avantazh– sepse vijnë dhe kthehen brenda ditës – paguhen shtrenjtë këtej dhe hanë lirë andej nga vijnë.
Dhe si duket Met Zenka ka krijuar një fotografi të rreme të punësimit. Kuptohet nëse Nazif Cungu nuk i ka hapur ata 600 vende pune në një vend dhe 700 diku tjetë…., për të cilat ne nuk kemi evidencë…?!!
Po ku është këtu inspeksioni i punës që lejon pronaret -biznes-ucat , të rjepin shqiptarët , pa u paguar sigurimet që ç’rregullojnë tregun e punës, me siguri duhet të pyesni “ figuracionet politike të koalicionit të gjerë e me shnet e me jetë….”?!
Kurse ulqinakëve , u mbetet – sipas asaj që lexova në portale… ,të braktisin vendin, e të ikin në Amerikë…?!
E për të kënduar pastaj , përsëri( si dikur , sot e mot) atë këngën “ Moj e bukura More…ku të lash , ku të lash dhe më s’të pash” të gjeneratave …?! Dhe pse jo , edhe ndonjë nga trimëritë e sukseset e partive nacionale dhe koalicionit të gjerë….?!
Përsëri , po më vjen …., hahahahaha…?! Kurse për fund- po shtojmë , që boll “gjerë…! e kemi dhe s’ka si vete ndryshe……?! Kuptohet për punë në Ulqin…?!!!