Nika: Edhe grushtshteti dëshmoi se sllogani “ Mi ili On “ ishte antishqiptarë..?!!!
Ajo që më shqetëson në tërë këtë mesele pas zgjedhore është mbase pasiguria e shqiptarëve për të qenë në nivel të situatës- kur serbët shoh tu ofrojnë dhuratat e danajve : kryeministra – ministra e shumë ” përralla tjera” si këto..?!! Kurse këta heshtin- si “ me ju pas qefi..” , ose i bie që janë të hutuar…, për momentin e tërë kohën…?!
Millos –shtetit , politikanët tone(shqiptarë..), i duhen me kope- vota , e jo pa vota….?! Ndërsa këta po shihet se populli nuk i votoi..?!! Shih numrin e madh të abstenentave në Ulqin…?!
Sa për atë që paralajmërova në titull, fatkeqësisht po del se ia qëllova “ për mundësinë e një puçi..”, të përgatitur kundër Gjukanoviqit në këto zgjedhje nga kisha serbe në Mal të Zi , Serbi e deri te vetë Kremlini?!!
Situata që u zhvillua dhe po zhvillohet po e vërteton këtë. ..?!
Ju kujtohet se si vet në një shkrim timin, para pak kohësh- mora guximin të denoncoj opozitën serbe dhe të shkruaj se zgjedhjet parlamentare – përmes sloganit të Frontit.. del të kenë një skenar antishqiptarë ( që para lajmëronte të gjithë ata , që kanë dy sy , dy veshë dhe intelekt për tu marrë seriozisht me fundin e furtunës politike e kishtare ekstreme serbe ndaj presidentit Gjukanoviq . Gjithnjë kuptohet në shenj hakmarrjeje ndaj tij si pro perëndimor dhe pro pakicave etj.
Këtë atëherë e bëra duke shkruar tekstin, se :
“ Sllogani: Mi ili on- Ne apo ai, në thelb është anti shqiptar-Kush është autori ..?! Dhe çfarë tha Gjukanoviq për këtë ?!!
OCTOBER 10, 2016 | OPINIONE
Duke vazhduar “ ….Gjukanoviq me një rast, pat pyetur autorët: “ Nëse unë jam AI ; kush janë hijet e mija..“?! Përgjegja nuk arriti kurrë …?!!”
E tashti po shtojmë askush tjetër por shqiptarët…?! Dhe patëm vazhduar më tej me tekst:
“E kjo, si logjikë normale na shtyn edhe neve të pyesim në të kundërtën: po kush janë atëherë – hijet e atyre që pyesin ( MI…- NE), përgjigja për këtë ( sipas neve) në vazhdim…?!!!
Slogani MI ili On: Ne APO AI …?! I komunitetit sllavo serb, kishtaro- ortodoks, në Mal të Zi, si duket tashti më ka marrë përmasa apokaliptike (kiameti të vetëdijes populliste serbe, që historikisht dhe artistikisht është produkt i formuar mbi një letërsi të tërë hakmarrjeje letrare dhe kishtare pansllaviste dhe antishqiptare. Andaj edhe duhet doemos të thyhet me votë nga vetë serbët e Malit të Zi dhe jo nga shqiptarët, edhe tashti që duket se po përjeton defanzivë …?!
E prita , që ky test , edhe mund të përjetohej si shërbim- dikujt, por kisha parandjenjën që koha fatkeqësisht shpejt do të më arsyetojë në këtë konstatim. Unë fola mjaftueshëm për shkaqet , ndërsa nga shkaqet pritej se do pillte edhe shkasi…?! Shih për këtë më gjatë edhe në letrën e hapur drejtuar Penit .?!!!
Tjetër- Aty në tekst dhashë të kuptohet se atë çfarë e bëri kisha ekstreme serbe me shqiptarët , tashti do ta bëjë me Millon…?! “Duke shtuar se “objektivi i aparatit tashti është zvogëluar dhe fokusuar vetëm në një njeri..”
Shkrimin në tërësi ashtu si shkrimet tjera të mijat mund t’i lexoni në arkivin e “ lajme nga Ulqini..”. Të tjerët, u pa, nuk po mi publikojnë shkrimet – si konformistë që janë…?!
Mjerisht siç shihet , pas përgatitjes së grusht shtetit të dështuar , puna e tij , nënkuptonte grabitjen e Gjukanoviqit , për disa orë apo ditë – deri sa opozita të mos shpallte fitoren në këto zgjedhje e të përligjte humbjen , sipas principit “ MI ili On..”?! E të festonin “ tog së bashku..” deri larg në Moskë….?!
Kurse përsëri mjerisht, tashti po duket që pas dështimit të planit A( të grusht shtetit…), ka filluar, si shihet- plani B i skenarit “ Mi ili On..”?! Mbase Mali i Zi, po hyn në krizë të vazhdueshme- protestash disa mujore…?!
Duke mos u shkapërderdhur në zbërthim të idesë – shih për fund edhe deklaratën e radhës së Frontit …dhe analizo vetë duke krahasuar..?!!
MILAN KNEŽEVIĆ PORUČIO DA ĆE ODGOVORNOST ZA EVENTUALNE INCIDENTE NA PROTESTU U SUBOTU SNOSITI PREMIJER I NJEGOV ZAMJENIK DUŠKO MARKOVIĆ
….Ako Duško Marković i Milo Đukanović dostave jedan dokaz da proteste finansiraju Rusija, Srbija ili Crkva, spreman sam da se povučem iz politike i snosim krivičnu odgovornost – poručio je Milan Knežević- MILAN Knezevic thotë se përgjegjësia për incidentet e mundshme për të protestuar të shtunën e ka premjeri me zëvendësin e tij Dusko Markovic.
. .Nëse Dusko Markovic dhe Milo Gjukanoviç do të paraqesë prova se protestat janë të financuara nga , Rusia , Serbia dhe Kisha unë jam gati të tërhiqem nga politika dhe të mbajë përgjegjësi penale, – tha Milan Knežević.”?!!!