Nika: Të hane nadje krisi pushka – Hajdinagës na pull mushka ….?! Në Ulqin mungojnë kuponat kontrollues për 2175 vota..?
Lista tabelare e zgjedhjeve që na ra në dorë( me kusht që të jetë e vërtetë…) e cila qarkulloi ndër anëtarë të partive, dëshmon parregullësi të mëdha në zgjedhje . Mësohet se lënda i kaloi prokurorisë- me kërkesë të Mansit….?!
Shih rubrikat e nënvizuara nga ne me ngjyrë portukalli forcojnë konstatimin…?!!
Në se është ndryshe kërkojmë falje publike…?!!!
Këtë shkrim vendosëm ta bëjmë kur analizuam disa tituj kontraverz rreth zgjedhjeve për të ardhur deri te e vërteta?!! Shih titujt:
“Zgjedhjet: PARTITË SHQIPTARE PËR HERË TË PARË NUK KANË SHUMICËN NË ULQIN”
“KKZ: NË ULQIN ZGJEDHJET KALUAN NË RREGULL
Posted by: Admin on October 18, 2016 in Politikë Leave a comment
“…. anëtarët e këshillave zgjedhor kanë nënshkruar proceset për çdo vendvotim.
Me këtë kanë vërtetuar se zgjedhjet ishin fer dhe demokratike”, thanë ato”
“MANS: PËR SHKAK TË PARREGULLSISË DORËZOHEN DY PADI NË ULQIN
Posted by: Admin on October 17, 2016 in Sociale Leave a comment
Nga Rrjeti për afirmimin e sektorit joqeveritar (MANS) u njoftua se për shkak të parregullsive dhe lëndimit të të drejtës zgjedhore gjatë ditës së djeshme u dorëzuan dy padi penale për vepra të bëra në Ulqin.
Nuk u tha për cilat parregullsi bëhet fjalë dhe as kush janë personat që u lajmëruan në Prokurorinë speciale shtetërore.”
Për këtë nga këndi im kam të shtoj vetëm edhe një lajm të cilin e pashë të postuar në do faqe sociale ku njëri nga anëtarët e komisionit zgjedhor , po BETOHEM dhe po them : më lënçin veshët dhe sytë, nëse nuk tha që “ komisioni qendror hetoi 10 fletë votimi me numër rendor të njëjtë..?!!
Po kërkoj ta gjejë përsëri këtë lajm , por nuk po e shoh kund( qenka hequr..)?!! Nëse kjo është e vërtetë , i bie që një person ka pasur të drejtë vote 10 herë..?!!
Cila është enigma e Mansit..?!!
Me siguri që një institucion si Mansi, nuk ia lejon vetës të padisë dike , për pa rregullsi në prokurori edh pse për “ shqiptarët e Hajdinagës në komision…”, çdo gjë ishte në rregull …?!!
Humbin kuponat kontrollues…?!!
Tash më “ si i regjur ..” në këto punë. Poshtoj se kur një aktivisti të partisë ia mora tabelën me rezultatet e zgjedhjeve “ të drejta e fer..”?!, pash se për 2175 vota , mungonte kuponi kontrollues në vend votimet : Darzë(13), Osmanoviq (Brajshë- nr.15) në Krythë ( katërkollë- BL. Nr 21), në objektin Avdiq( Megjyreç .nr 25, ku nuk mungon kuponi kontrollues – por numri i votuesve që duhen doemos të përputhen në kolonë…?!
Në vendvotimin, nr .26 vërejmë se përveç numrit të kuponit kontrollues , mungojnë edhe 4 rubrika tjera…?!! Në vendvotimin 36, Sadikoviq( Ranë, Ulqin), ku mungon numri i atyre që bojkotuan zgjedhjet bashkë me kuponin kontrollues, ku supozojmë se dolën 8 fletëvotimi me numër të njëjtë- thjeshtë krijohet dyshimi se një njeri ka votuar 8 herë..?!!
Çka është kuponi kontrollues…?!
Në momentin kur hapet procesi i votimit në vend votim – kryetari i komisionit në prezencën e anëtarëve tjerë dhe votuesit të parë – hapë kutinë e votimit dhe qet në te kuponin kontrollues, për tu siguruar , si thonë fjalës nëse kutia kish ardhur e zbrazur ( dhe jo me barrë- haha-hata…), dhe në fund kur kryen procesi i votimit – përsëri kërkohet kuponi kontrollues, nëse përputhet me fletëvotimet e përdorura. –
Pra nëse dikush( na e futi…, ose na e xorri mor aman..)?!
Mansi , për këtë punë po duket dyshon se këta të komisionit zgjedhor nuk e kanë hetuar në vendvotimet e cekura se kush “ia futi kujt ..“ dhe as kush “ ia xorri…”?!
O nënat e mija dhe nënat e tyre… mor aman- po e kam thënë unë që nuk bëjnë për këtë punë dhe pikë…?!!
Sudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin
Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin
Telefon-i: 068 264 122
Email-i : muhamet-nika@hotmail.com
Albanski jezik- prof. Albanskog jezika
Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipe
Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„