Nika: Mbi 7 mijë zgjedhës në Ulqin kundër politikës nacionale…?!!
Burimi Cemi.org.me
Shkruan Muhamet Nika
Nisur nga e kaluara e vitit 1994 , kur lindi konflikti katund qytet – brenda Lidhjes…, në Ulqin, koha e Bardhit njëkohësisht kryetar partie e kryetar komune , ulqinakët u tërhoqën nga zgjedhjet duke i bojkotuar ato dhe falë kësaj , pushtetin përsëri e fitoj Bardhi?! Diçka ngjashëm si sot..?
Me këtë abstenim Bardhi kujtoi, se e rregulloi punën njëherë e përgjithmonë me ulqinakë, por në zgjedhjet e radhës u formua UDSH e cila dalëngadalë- por sigurt, me bojkotuesit e dikurshëm e qiti Bardhin jashtë loje.
Me këtë, duam të themi se teoria e bojkotit që ngjau sot në Ulqin nuk është e huaj , por është e menduar dhe e sprovuar nga subjekti i dytë, kurse përgjegjësinë për këtë , kësaj radhe si duket e mori ish këshilltari i Forcës- Mentor Llunji me një analizë të vetën. Ai bojkotin u mundua ta shpjegoi me agjërimin…?!
Kështu pamë se ata që abstenuan – pro grupit të Llunjit , doli të jenë 6948 votues . Ndërsa ngjau që numri i atyre që votuan kundër (anuluan votën ) në këto zgjedhje të ishte gjithsej 186 dhe në krahasim me ata që abstenuan ishte i pa konsiderueshëm…?! Këtë mendim e përkrahem edhe ne si teori.
Por J . Krishna- Murti, thotë se për kuptimin e fenomeneve shoqërore nuk është i rëndësishëm masiviteti i një ideje , por rëndësia e saj..?!!
Këtu në tabelë po sjellim përveç tjerash edhe numrin e bojkotuesve nëpër vend votime që ishin pasivë 6948 dhe atyre aktivë 186…?!!
Me gjithë atë – falë zotit , numri i vend votimeve , ku thirrja dhe motivimi për të dalë në votë , sipas principit : Parti -Enver , Jemi gati kurrë do herë – që injoroi bojkotin …, nuk ishte i konsiderueshëm – Dhe kështu dalje 100% në votë patëm vetëm në vendvotimet nr. 10 – 18-23-25-26 dhe 36 ..?!!
Për fund po arsyetojmë që sikur dalja të kish qenë aktive- kundër , pasi ligji ishte diskriminues për shqiptarët, nuk do ishin djegur 5 mijë vota shqiptare…, ndërsa as deputeti i Forcës nuk do kish qenë i rrezikuar sepse pati ngarkesë diku rreth 400 vota…. Kurse nga ana e tjetër mandati i të dytit- listës së dytë ishte shumë më larg për tu fituar ( sipas neve më shumë se disa qindra vota) , sepse fitimi i tij dihej se varej nga shkalla e përqindjes së lartë e daljes në nivel shtetëror.
Pra n ga ana e tjetër, gjithsesi dalja dhe anulimi i votës do kish krijuar që DPS- të mos kish , Psh. 36 deputet , por 35…?!
Ja pra, indirekt pse themi se teoria e bojkotit – mos dalja i shkoi në favor Millos…, po të ishte bërë me vetëdije , nuk ka problem , kurse nëse kjo mungonte atë herë i vjen erë manipulimi…?!!
Sudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin
Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin
Telefon-i: 068 264 122
Email-i : muhamet-nika@hotmail.com
Albanski jezik- prof. Albanskog jezika
Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipe
Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„