Nika: Liderët shqiptarë pas humbjes, le të ndjekin shembullin Pajoviqit me dorëheqje… ?!!
Shkruan Muhamet Nika
Llogaria e shqiptarëve në këto zgjedhje ishte katastrofë …, se pse po shihet që çdo njëra nga tri listat shqiptare , i çuan “ prej mendjes së madhe..” më të paktën nga 1500 vota”të djegura “–partive qytetare serbo çetnike edhe pse ishin mirë të informuara për këtë që ndodhi NGA PËRVOJA E KALUAR.
Vetëm koalicioni i partive , …. ME NJË QËLLIM, i çoi diku 3500 vota te ndonjë çetnik që nuk fitonte pa ne (këto vota) …?! E na del se mbi 5 mijë shqiptarë paskan votuar serbomalazezët…?!
Nga ana e tjetër del që të jetë shkrirë komplet elektorati i Udsh-së…, ose gjysma e Forcës- që edhe kjo ka tepër mundësi..?!! Tërë kjo që ndodhi do të duhej t’i bënte të skuqeshin si liderë dhe në të mirë të partive që drejtojnë të gjithë tok…, të japin dorëheqje si zoti Pajeviq. ..?! Shembullin e kanë të qartë…, duke mos ndjekur shembullin e Bardhit, i vetë shpallur lider i Lidhjes, pa vota të cilat duket se ia mori sekretari i parë i Lidhjes –Nikollë Camaj, lista e tretë- 1500 vota…?!
Për gjithë këtë që themi – rreth ligjit aktual diskriminues del që janë fajtorë garnitura e më poshtme e deputetëve të cilët kur u miratua ligji në parlament…, u pa se vetëm Genci qeshte dhe qeshja po i vazhdon, në raport me tjerët- Ai din se si iu drodhi…?!!
Disponimin e atëhershëm të deputetëve shqiptar e shprehnin fytyrat si në fotografi – ditën e miratimit të ligjit?! Fjala është për Kohën kur ligji po kthehej nga komisioni i venecias në të cilin shqiptarët nuk u ankuan te evropianet- ashtu si opozita tjetër dhe na del se ligji është brenda standardeve evropiane… ?!
Zoti vonon po nuk harron- fitues moral nga listat shqiptare është Nikollë Camaj?!
Ky pasi e injoruan deri në kulm dhe mbase mund të thonë se ky e ka fajin , sepse “i dogji 1500 vota”, konstatimi nuk qëndron sepse e përzunë secili në formën e vet dhe e injoruan e më së shumti Mehmet Brdhi.
Cekim se Nikollë Camaj del të jetë sekretari i parë i lidhjes demokratike i zgjedhur në Kuvendin Themelues të Kodrave – viti 1990 , ku nuk shohim të ishin asnjë nga ata që garuan në listat zgjedhore. Në se të rrenë dhia- i thonë një fjalës popullore , nuk të rrenë briri…?! Shih më poshtë faksimilen e aktit të themelimit të Lidhjes Demokratike Shqiptare në Mal të Zi.
Duket e pa besueshme por kështu ish…?!!
Sudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin
Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin
Telefon-i: 068 264 122
Email-i : muhamet-nika@hotmail.com
Albanski jezik- prof. Albanskog jezika
Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipe
Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„